Për këtë shqiptare 12 vjeçe u çuan në këmbë të gjithë në spektaklin gjerman (VIDEO)

Dita

Kandidatja shqiptare e “Das Supertalent”, 12-vjeçarja Aulona Morina, tashmë është një këngëtare e talentuar. Për tri vite ajo po merr mësimet e pianos në shkollën e këndimit, që një ditë ta shijojë ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë një këngëtare e njohur ashtu siç është idhulli i saj, Adele.

Për të realizuar këtë ëndërr, Aulona ka bërë një hap afër saj. Ajo u prezantua të shtunën më këngën e preferuar “Scyscraper” nga Demi Lovato në skenën e shou programit “Das Supertalent”, shkruan rtl.de, ndërsa transmeton albinfo.ch.

Dieter Bohlen, pjesëtar i jurisë së shout “Das Supertalent”, thotë se rrallë dëgjon një zë kaq të mirë.

Fakti se Aulona kishte zgjedhur këngën “Scyscraper”, juria ishte paksa skeptike. Sapo filloi këndimin, zëri dhe të kënduarit më ndjenja “pushtoi” sallën ndërsa juria mbeti e habitur. Pas performancës, në shenjë respekti për 12 vjeçaren nga Kosova, publiku ngritët i tëri në këmbë.

 

 

Aulona Morina kengtarja 12 vjeqare qe e qmend publikun !!!

Posted by Revista Kosovarja on Sunday, October 25, 2015

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *