Partizani ka fituar 2-1 me Skënderbeun, duke përmbysur edhe rezultatin.
Fillimi i ndeshjes ka qenë elektrizues, pasi tifozët vendas kanë dhënë spektakël.
Partizani ka qenë ekipi që ka sulmuar qysh në fillim dhe kreu disa sulme në portë kundërshtare.
Mirëpo, Shehi ka pritur të gjitha sulmet që vinin nga kundërshtarët.
Edhe pse Partizani sulmoi disa herë, korçarët shënuan golin e parë dhe të avantazhit momental.
Salihi shënoi një eurogol me rafishatë, duke e bërë stadiumin të heshtë për disa minuta.
Të kuqtë nuk u ndalën në kërkim të golit, derisa Krasniqi tundi rrjetën e Shehit në minutën e 23-të të takimit.
Partizani nuk u pajtua as me barazimin dhe Ibrahimi shënoi golin e avantazhit për skuadrën nga kryeqyteti.
Me fillimin e pjesës së dytë, Partizani luan i tërhequr. Skënderbeu rrezikon dhe është pranë golit disa herë, por pa mundur të shënojë.
Pavarësisht se në fund të ndeshjes, ekipi korçar bëri gjithçka që të shënonte, nuk ia ka arritur këtij qëllimi, duke u mbyllur gjithçka 2-1 në favor të Partizanit.

Erdhi koha e ts kuqes tradicionale ne te gjitha fushat urime edhe partizanit,, ,!
E kuqja….e kuqja do fotoi!