I nderuar lexues! Aleksandri i Maqedonisë (Aleksandri III, 356-323 p.e.s.) ishte mbret i Maqedonisë në vitet 336-323 p.e.s., i mbiquajtur Aleksandri i Madh (Leka i Madh). Ishte biri i Filipit II dhe i princeshës epirote Olimpia. E mori arsimin nga Aristoteli dhe u përgatit si ushtarak në një varg luftërash. Pas vrasjes së Filipit më 336 p.e.s. mori pushtetin në Maqedoni dhe u zgjodh komandant i përgjithshëm i forcave greke kundër Persisë. Ndërmori një fushatë në veri të Maqedonisë më 335, kur rrethoi edhe qytetin ilir Pelion. Më 334 p.e.s. Aleksandri i Maqedonisë nisi fushatën kundër perandorisë persiane, të cilën e theu dhe krijoi një perandori të gjerë që shtrihej nga tokat e mbretërisë maqedone në Evropë e deri në brigjet e lumit Ind në Azi e të Nilit në Afrikë.

Komandant i pergjithshem i forcave greke???