Në rrjetin social Instagram është hapur një faqe e re, e cila quhet “Vipat e Bllokut”. Në këtë faqe publikohen fotografi të personazheve të famshëm shqiptarë para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo estetike.
Për këtë arsye ky profil tërhoqi mijëra ndjekës në një kohë rekord. Një prej personazheve që, sipas faqes, ka bërë ndërhyrje në fytyrë është këngëtarja Greta Koçi.
Sipas asaj që shënohet poshtë fotografisë së Gretës, këngëtarja ka fryrë buzët dhe ka zvogëluar hundën, transmeton Lapsi.
Ky postim ka argëtuar pa masë njërën prej ndjekëseve të këtij profili. Mbesa e ish- kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, ka bërë disa komente tallëse drejtuar Gretës.
“Mos dil në diell se të shkrihet silikoni”, ka shkruar ‘supermbesa’ në njërin prej tyre.
Duket se dashuria për Partinë Demokratike, angazhimi si nënkryetare e FRPD-së dhe adhurimi për gjyshin e saj, nuk kanë arritur të bëjnë që mbesa e Berishës ta pëlqejë këngëtaren Greta Koçi, përkundrazi ajo ka shprehur hapur antipatinë ndaj saj.



uuuuaaa moj Dasara
po shyqyr qe erdhi demonkracia
dhe G.Koqi bleu silikon dhe ai burri qe ke mami rregulloi hunden me leket e Gerdecit
po nuk ta kthen pergjigjen shoqja Koqi ,se jane skllever krenar ….
Kujdes hunden e mamit Desara