Shoqëritë e sigurimit rrisin peshën në Prodhimin e Brendshëm Bruto

Saimir Lleshi

Shoqëritë e sigurimit rritën peshën e tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Një raport i Bankës së Shqipërisë, thekson se në vendin tonë operojnë 12 shoqëri sigurimi të licencuara 8 shoqëri sigurimi të jojetës, 3 shoqëri sigurimi të jetës dhe 1 shoqëri risigurimi).

Më konkretisht, shoqëritë e sigurimit zgjeruan peshën e tyre ndaj PBB-së, në 1.8%.

“Primet bruto, treguesi kryesor në aktivitetin e shoqërive të sigurimit, u zgjerua me 20.9% (vit më vit), në nivelin 6.4 miliardë lekë. Treguesi i penetrimit të tregut të sigurimeve, raporti i primeve ndaj PBB-së, rezultoi 0.45%”, thekson raporti.

Ndërsa treguesi i humbjeve, i matur si raport i dëmeve të paguara ndaj primeve bruto, është përmirësuar në nivelin 22.7%, nga 24.4% që ishte një vit më parë, pas ecurisë më të shpejtë të kontratave të lidhura në krahasim me pagesat e dëmeve. Raporti tregon se afërsisht 1/4 e dëmeve mbulohen nga primet bruto.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *