Në muajin maj të këtij viti shpërtheu skandali me rimbursimin e ilaçeve. Ish-kryeministri Berisha dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj replikuan ashpër më 21 maj në seancën e Kuvendit, ndërsa diskutohej çështja e rimbursimit të ilaçeve. Opozita e quajti “supervjedhja me ilaçet e rimbursueshme”.
Më 9 korrik Kryeministri Edi Rama foli lidhur me skandalin e rimbursimit të barnave në Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Ndonëse i ka njohur meritën qeverisë për zbulimin e kësaj afere korruptive, kryeministri pranoi për herë të parë se administrata e tij nuk është e painfektuar nga vullnetet negative të individëve për të përfituar nga sistemi.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se sistemi ka ende boshllëqe dhe nuk ishte e rastit që një kontroll i ushtruar në Fondin e Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor me theks tek rimbursimi i barnave, nxori në pah një skemë korrupsioni të patolerueshme. Sigurisht që nga njëra anë, ne nuk kemi pse të mos jemi të inkurajuar për faktin që e zbuluam dhe e goditëm këtë skemë, por nga ana tjetër është padiskutim e domosdoshme që të përmirësojmë sistemin në një pikë që të mos jetë më vulnerabël ndaj vullneteve negative të individëve”, është shprehur kryeministri.
Historia vazhdon
Gjatë muajit të fundit unë kam hetuar me kujdes se si shkon çështja e rimbursimit të ilaçeve dhe çfarë ka ndryshuar pas skandalit të para disa muajve. Me keqardhje konstatova se historia e skandalit vazhdon, vjedhja jo vetëm nuk është shmangur, por është bërë më e rafinuar. Po e tregoj këtë histori ashtu si e kam parë dhe dëgjuar nga disa pensionistë dhe të sëmurë që duhej të përfitonin nga rimbursimi i ilaçeve.
Qytetari H.A: Është fjala për një urdhëresë që u imponon farmacistëve që të mos bëjnë asnjë ndryshim të barnave që u shesin pensionistëve që përfitojnë rimbursimin nga shteti. Po përpiqem ta përmbledh edhe njëherë problemin që dëshiroja t’u ekspozoja.
Sipas ligjit përkatës, çdo pensionist gëzon të drejtën që shteti, përmes sigurimeve shëndetësore, t’u rimbursojë paratë që ata shpenzojnë për të blerë ilaçet e nevojshme për çdo muaj. Pra mjekimi që duhet të marrë pensionisti është përcaktuar nga mjeku ku është vizituar dhe që i ka diagnostikuar sëmundjen nga e cila vuan.
Me kurën e caktuar nga mjeku, pensionisti paraqitet tek mjekja (apo mjeku) e familjes, e cila e dërgon pensionistin tek mjeku specialist për patologjinë nga e cila vuan pensionisti. P.sh., në rast se vuan nga sëmundje kronike të zemrës e dërgon tek kardiologu. Ky, ose ajo, duke u bazuar në kurën që i paraqet pensionisti, përpilon listën e ilaçeve në përputhje me listën e ilaçeve që rimbursohen. Kjo listë mandej bëhet baza mbi të cilën mjekja e familjes përpilon recetën për çdo muaj. Pensionisti me këtë recetë shkon tek farmacia që ka kontratë me sigurimet shëndetësore dhe e realizon atë recetë.
Është e qartë, se lista e ilaçeve të rimbursueshme, që është hartuar nga një komision shtetëror, përmban ato ilaçe, çmimi i të cilave të mos jetë shumë i lartë. Kjo do të thotë se seleksionimi bëhet sipas politikave financiare që ndjek çdo qeveri dhe mundësive që ka ajo për të financuar këtë lloj shpenzimi. Në kushtet e varfërisë së shtetit tonë është e natyrshme që, në listë nuk do të përfshihen ilaçet e shtrenjta.
Si funksionon skema?
Deri këtu, sa përshkruam më sipër, duket se gjithçka është në rregull dhe nuk ka asnjë pretendim.
Qytetari K.L: Meqenëse çdo ilaç, përveç efekteve të mira shëruese, ka edhe veprime anësore të padëshiruara, atëherë është e natyrshme që, individë të ndryshëm të mos kenë të njëjtin efekt të mirë nga i njëjti ilaç. Këta persona janë të detyruar të marrin ilaçe të tjera, që nuk figurojnë në listën e atyre që rimbursohen, kështu që detyrohen t’i blejnë me paret e tyre.
Në këto kushte, me dashamirësinë e farmacistëve, deri para pak javësh, bëhej zëvendësimi i ilaçit që rimbursohej me atë që i këshillohej pensionistit të sëmurë. Diferencën e çmimit pensionisti e paguante vetë. Pra, pensionisti, shfrytëzonte atë pjesë të çmimit që ia rimbursonte shteti dhe, duke shtuar vetë nga xhepi diferencën, merrte ilaçin që i bënte mirë atij. Kështu kanë vepruar një pjesë e mirë e pensionistëve. Në këtë rast, leverdia qe e përbashkët, e dyanshme, si e pensionistit ashtu edhe e farmacistit.
Mirëpo… Këtu fillojnë avazet
Ka një muaj, apo mbase edhe më shumë, që papritur, me një urdhër nga institucioni i lartë shëndetësor, u ndalohet farmacistëve për të bërë një zëvendësim të tillë. Nuk dihet arsyeja, ose të paktën nuk është publikuar se përse është marrë një vendim i tillë.
Asnjë farmacist nuk pranon të bëjë më një veprim të tillë.
Farmacistja S. M: E vetmja arsye që mund të ketë shërbyer për këtë vendim, mbase supozohet, është që të mos u lejohet farmacistëve të përfitojnë atë shtesë që paguanin pensionistët. Por, pavarësisht nga shkaku, ata që janë dëmtuar seriozisht, nuk janë farmacistët, por pensionistët, të cilët, në vend që të ndihmoheshin nga rimbursimi i pjesshëm që bën shteti, tani detyrohen të paguajnë çmimet e ilaçeve nga xhepi i tyre.
Të kuptohemi, kjo ndodh për ata pensionistë që kanë nevojë për ilaçe që nuk përfshihen në listën e rimbursimeve dhe të tillë pensionistë nuk janë pak.
Përse ndodh kjo?
Qytetari H. A: Është fare e thjeshtë. Pensionisti tani shkon në farmaci me recetën që merr nga mjeku i familjes. Farmacistja duhet të japë rigorozisht vetëm ato ilaçe që përmban receta dhe nuk ka të drejtë të bëjë asnjë lloj zëvendësimi. Pacienti detyrohet të marrë ato ilaçe, një pjesë e të cilave, jo vetëm që nuk i japin efektin që pret, por mbase edhe i krijojnë kundërindikacione. Kjo e detyron pensionistin që të blejë tani, me çmimin e plotë, ilaçet që i duhen. Farmacisti është mjaft i kënaqur me këtë vendim, sepse tashmë realizon dy shitje, të dyja të leverdisshme: njëra janë ilaçet e rimbursueshme, të cilat ia rimburson shteti, kurse shitja tjetër, akoma më e leverdishme, është ajo e ilaçeve më të shtrenjta, për të cilat ai merr para kesh nga pensionisti.
Përfundimisht, pensionisti, në vend që të marrë, mundësisht falas të gjitha ilaçet, ose një pjesë të mirë të tyre, tani detyrohet që jo vetëm të mos përfitojë atë ndihmë, por edhe të paguajë të tjera nga xhepi.
Pas gjithë këtyre që thashë më sipër, shtrohet pyetja:
Kush përfitoi nga ky vendim që u ndalon farmacistëve që, në marrëveshje me pensionistët, të bëjnë ndërrimet e mundshme të ilaçeve?
Qeveria ligjërisht dhe zyrtarisht nuk ka asnjë përfitim; politikisht përveç antipatisë që ngjall tek pensionistët kjo masë që i detyron të sakrifikojnë një pjesë të pensionit të tyre modest për të blerë ilaçet që u duhen, nuk fiton asgjë.
Farmacistët kanë përfitim të madh, sepse do të shesin shumë më tepër ilaçe për një pensionist, në krahasim me periudhën përpara daljes së këtij vendimi të çuditshëm, për të mos thënë antihuman.
Po kush përfiton?
Qytetari K.L: Përfitojnë gjithashtu shumë kompanitë farmaceutike që importojnë ilaçe me çmime të ulëta, prej atyre që rimbursohen. Dhe vërtet, tani kanë vërshuar ilaçe që janë prodhuar në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, ose edhe në vende të tjera, të cilat përdoren vetëm në ato dy vende dhe në asnjë vend tjetër të kontinentit europian. Mjafton të kërkosh në Google, duke shkruar emrin e katër ilaçeve që po i bashkëngjisim, sa për ilustrim, për ta vërtetuar këtë pohim. Janë katër ilaçe për të sëmurët kardiakë, pasi shumica dërrmuese e të sëmurëve që kërkojnë rimbursim vuajnë pikërisht nga sëmundjet e zemrës. Dhe jo vetëm aq, por në rubrikën përkatëse lexon edhe këshillën që, përdorimin e tyre duhet ta këshillosh më parë me mjekun.
Më në fund, ajo që është më interesante është fakti që, edhe kur i thua farmacistit që ilaçet e recetës t’i mbajë ai, në rast se pensionisti nuk i merr dhe blen të tjera, farmacisti nuk i pranon, madje as falas, sepse ka frikë nga kontrolli që ushtrohet nga organet qeveritare.
Duket sikur shteti nuk ka asnjë përfitim në këtë mes. Por nuk është krejtësisht ashtu. Kjo do të thotë që dikush, madje edhe në organet e qeverisë, është shumë i interesuar që ato lloj ilaçesh të shiten me çdo kusht. Se kush është ky “Dikush”, vetëm shteti mund ta gjejë.
Për më tepër, më i dyshimtë është fakti i përzgjedhjes së firmave farmaceutike nga vijnë këto ilaçe. Të sëmurët vërtetë kërkojnë dhe duan që ilaçet të jenë sa më të lira, pasi është në favorin e tyre, por kur këto ilaçe të lira nuk bëjnë asnjë efekt pozitiv për shëndetin e tyre, do të thotë se ka diçka thelbësore që nuk shkon, ose që shkon në kundërshtim me interesin dhe shëndetin e qytetarit të sëmurë. Atëherë, ku ta shohim fytyrën humane të qeverisë në këtë aspekt, kur goditet dhe preket shtresa më e vobektë e shoqërisë? Kush e bën këtë përzgjedhje? Dikush me siguri e bën dhe e bën zyrtarisht…
T’i lemë fjalët e bukura dhe të mos mallëngjehemi nga premtimet e bujshme. Le të mos flasim me eufemizma. Faktet që solla në këtë shkrim tregon se skandali me ilaçet e rimbursueshme jo vetëm nuk është mbyllur, por është bërë më i rafinuar duke u thelluar.
Ja emrat e katër ilaçeve që përmendëm pak më sipër:
TENSEC (Bisoprolol);
ERYNORM (Losartan)
CORNELIN (Lercanidipin).
Të tria këto ilaçe i prodhon kompania serbe “Hemofarm” në Beograd.
Kurse ilaçi tjetër është:
FELODIPIN- prodhuar në Vietnam.

Late nam. Shkruani artikuj te sponsorizuar. Merrni leke dhe i bini konkurences. Eshte gjynah qe hapni panik ne popull.
Si nuk bënë një gjë sagllam, nga fillimi deri në fund këta shqiptarët, more, aman! Populli më i paaftë. Mirë e ka Evropa. Ne nuk kemi njerëz të aftë për të formuar shtet.
jam vete pensionist dhe artikulli me siper qendron,por kam frike se bie ne vesh te shurdher se pazari eshte bere more BIMO.
Z. Xhevdet, ju kam lexuar shpesh dhe shkrimet tuaja me kane pelqyer pasi me kane orientuar te kuptoj me drejt problemet e ndryshme dhe situatat qe kalojme. Por ne kete rast nuk keni analizuar drejt per c’ka shkruan dhe nuk keni informationin e duhur se si funksionojne te drejtat dhe detyrimet e pacienti, te mjekut dhe te farmacistit. Se pari te drejte per ndryshimin e barnave qe duhet te kurohet I semuri e ka vetem mjeku( dhe Jo vetem tek ne por ne gjthe boten). Farmacisti duhet te egzekutoje vetem barnat qe pershkruan mjeku. Pacienti nese paraqet efektet anesore te barnave apo paefektshmeri te tyre duhet te paraqitur tek mjeku dhe Jo t’ja ndryshoje farmacisti. Te jeni I sigurt se keto veprimet te farmacisteve behen vetem ne fitim te farmacistit dhe sepse i semuri dhe ne rast se merr nje bar tjeter qe kushton me shume se rimburesimi gjithmone ka paguar. Tani pacientet paguajme me shume sepse barnat e listed Jane blere lire nga Fondi dhe per pasoje rimburesimi eshte ulur PRA eshte paksuar vlera qe mbulohet nga shtetin. Se dyti, eshte urdheruar shume mire qe farmacisti nese ndryshon barin te mos mbaje receten theme ndryshe barnat e rimburesueshme sepse me kete veprim minimizohet abuzimi pasi farmacisti me “receten qe do t’ja lere falas pacienti” do te marre leke nga Fondi per barnat qe nuk I ka perfituar pacienti. Fondi ushtron kontrolle ne farmacisti ne baze te faturave te furnizimit, konsumit te recetave dhe gjendjes fizike te barnàve qe gjenden dhe nese I gjenden diferenca ka edhe sanksione per rimburesimi te pa merituar. Ky kontroll ka qene detyrim kontratual per farmacite por varet se kush ka qene “miku “qe I ka mbuluar farmacite e pacienteve qe ju keni intervistuar apo qe ju kane deklaruar. Se treti ne radhe (por Jo nga rendesia ) bashkohem me nevojen qe kane te semuret per barnat alternative dhe jo per barnat xhenerike(mbi te cilet referohet rimburesimi) te cilet andej ka I ka gjetur Ministria dhe Fondi sic duket kane mbetur stok dhe nuk japin efektin e duhur ashtu si barnat alternative. Ministri Beqaj te synoje qe me ato fonde qe akordon qeverria te listoje barnat qe qarkullojne sot ne vende te tjera dhe me efekte te provuara dhe Jo te ” shtoje listen e barnave me stoqe , se keshtu nuk kursejme shtetin dhe as mireadministrojme parate se ne shendetesi benefiti nuk matet me para te kursyera por me semundshmeri te parandaluar te mirekuruar dhe te stabilizuar, te cilat jane indikatoret kryesore te nje stemi shendeteso ne sherbim te qytetareve. Pérshendetje R. Hoxha, mjeke ne pension
o bimo ke luajtur loje dam me detyrim, ha kete gur qe te thote detyrimi…….
shqetesimi eshte mjaft i drejte,po ti nuk e kupton se po te pyesesh te moshuarit e familjes suaj do e kuptosh.
ilaci duket te konpesohet me ate me te mire me diferencen e xhepit,pse e hoqi rimbursimi i receave fallco qe quhet rilindje e shkujdesit shendetsor
1)Jam nje banues ne Itali, dhe ilacet qe perdor kur i kam kerkuar ne gjermani spanje etj… asnje here nuk i kam gjetur me te njejtin emer (komercial). Keshtu shembulli qe na jep me ato emra nuk vlen fare.
2) une mar gjitmone ato “generiche” (te pergjitjeshme) sic i quajne ketu. Po te dua tjeter te te njejtit pricip aktiv, paguaj diferncen. Nqs dua ilac tjeter, e para po te jete ne listen e atyre qe kerkojne recete nuk ma japin fare. Po te kem recete “jo te rimursueshme” e paguaj te gjithe.
pra nuk na sqarove (nuk di a e le me dashje pa thene) : nderrimi eshte i ndaluar fare? Apo kerkohet si ne gjithe boten qe te jete i njejti pricip aktiv.
3) boll me budallalleqe. Pricipi aktiv eshte ai qe kuron dhe jo maramelja qe e mbeshtjell ate.
ndoshta ka te drejte komenti i pare.
p.s. nqs nuk lejohet ndryshimi me te njejtin pricip aktiv atehere ye jap te drwjte
Po perse me burim prodhimi ne Serbi apo Bosnje-Hercegovine?
Dyshoj se jane barna efikase, ndoshta me veprim te ngadalte te demshem per shqiptaret. Na urrejne qe nga barku i nenes. Ndaj jam mosbesues ndaj tyre.
Jam farmaciste prej disa vitesh dhe mund te them qe artikulli jep informacion te gabuar. Problematika e shtruar egziston por pershkrimi i problemit eshte i pasakte. Gazetari eshte i keqinformuar.
Mesa duket, pa dashje ose qellimisht, behen komente te pasakta. Ne artikull shkruhet qarte, se nga udhezimi, apo urdheri qe u eshte dhene farmacisteve, pensionistet qe perfitojne nga rimbursimi nuk kane perfituar, por perkundrazi jane demtuar. Ja perse.
Pensionisti “A” vizitohet tek mjeku specialist i zemres, qe e ndjek gjendjen e tij shendetesore prej kohesh, dhe merr prej tij receten perkatese.
Mjeku i familjes dhe me pas specialisti i zemres, ne qendren shendetesore, i percaktojne receten, duke vendosur vetem ilacet qe rimbursohen, te cilat, jo gjithnje jane te njejta me ato te mjekut qe ka leshuar receten e pare. Nuk behen ndryshime te llojit te ilacit, por te ilaceve te te njejtit grup. D.m.th. nga disa ilace per uljen e presionit te gjakut, te te njetit grup, i jepet njeri prej tyre, ai qe rimbursohet, i cili mund te mos perputhet me ate te mjekut specialist qe ka leshuar receten e pare. Atehere pensionisti, per te marre ilacin qe i kishte pecaktuar mjeku specialist, pasi ai e ndjek prej kohesh gjendjen e tij shendetesore, dhe jo ate qe i percaktoi mjeku i qendres shendetesore, qe ishte ne listen e rimbursimit, i kerkonte farmacistit qe te bente zevendesimin, duke paguar diferencen. Pra, farmacisti nuk ndryshonte llojin e ilacit, ai jepte nje ilac qe ka te njejtin efekt, por qe nuk rimbursohet. Ndryshimi ishte vetem ne emrtimin tregëtues të tij dhe jo në principin aktiv që përmban.
Ja nje shembull: Per uljen e presionit te gjakut ka disa grupe ilacesh, sipas mekanizmit te veprimit te tyre. Te supozojme se pacientit mjeku specialist i percaktoi ilacin A-1 nga grupi prej 10 ilacesh, sepse pikerisht ky ilac i jepte atij efektin me te muire dhe me me pak pasoja. Mjeku i familjes dhe specialisti i qendres perkatese shendetesore i percaktuan ilacin A-5 nga i njejti grop ilacesh, sikurse edhe ai qe i kishte percaktuar mmjeku speciallist qe e ndjek prej kohesh te semurin. I caktuan ilacin A-5 sepse ai rimbursohet dhe jo A-1. Atehere pacienti, ne marreveshje me farmacistin, merrte ilacin A-1 dhe paguante diferencen. Sic shihet ketu nuk ka as nderhyrje te farmacistit ndaj rekomandimit te mjekeve, por vetem nje plotesim te nje nevoje te pacientit kundrejt pageses plootesuese, qe pacienti e ben me vullnetin e tij te plote.
Por, me udhwzimin apo urdherin e ri, qe ndalon kete zevendesim, pacienti nuk ka mundesi te marre ilacin qe i duhet (A-1), por ate qe rimbursohet (A-5). Pra, detyrohet ta paguaj ilacin A-1 me te gjithe cmimin, sepse ate pjese qe ja rimbursonte shteti nuk ka mundesi ta shfrytezoje, sepse nuk i lejohet farmacistit qe ta ndihmoje.
Ky eshte problemi qe ngre artikulli dhe asnje arsye tjeter.
Athere problemi eshte mjeku i pare qe pershkruan ilac me emer komercial. Ne bote (te pakten Itali, spanje, France) mjekut nuk i lejohet te pershkruaj ilac me emer komercial A-1.
Presa i takon pricipit aktiv mos disinformoni. Dy ilace me te njejtin pricip aktiv kane te njejtin rezultat( kjo sipas organizatrs boterore te farmaci-mjekesi). 2 miligram kafeine kane te njejtin efekt ne qoft illy, lavazza, turke nga mulliri i vjter apo dhe e injektuar ne damar. Pra boll beni propagande. E them propagande se jam i bindur qe e njihni problemin shume mire por nul ju leverdis.
NUK KA GJE, SE NE JEMI POPULL QE DUROJME.
KETO JANE PASOJAT E MJEKESISE 0000.
PO PAGOVE VLEREN ZERO, DO TE MARRESH SHERBIMIN ZERO.
I nderuar “Asnjeanes”. Me fjalin e fundit ne pergjigjen tuaj provuat qarte, se nuk jeni asapk “asnjeanes”, perderisa thoni: “Boll beni propagande…..se jam i bindur qe e njihni problemin shume mire por nuk ju leverdis.” Pra, ju deklaroni se i perkisni grupit tjeter qe e mbeshtesni veprimin qe denoncohet ne artikull, ne mos jeni vete i interesuar per zbatimin e tij. Ndersa une jam nje pensionist qe perpara nje jave mora ilacet per dy muaj (sepse ashtu jepet receta tani), vlera e rimbursueshme e te cilave qe rreth 6000 lek te reja, por qe mbi 70% te atyre ilaceve nuk i perdor dot, keshtu qe u detyrova te blija me parat e mia (afro 4000 leke te reja), ilacet qe me duheshin. Ilacet qe mu imponuan i kam akoma ne shtepi, sepse nuk mi pranoi te mi blinte as me gjysem cmimi asnje farmacist, madje as falas nuk i pramoi.
Dhe tani pak fjale per shpjegimin qe jepni ju. Eshte e vertet se principi aktiv eshte nje, ne cfaredo lloj ilaci, pavaresisht nga emri tregetar qe i ve kompania farmaceutike qe e prodhon. Le te supozojme se behet fjale per Vitaminen C. Ilace me kete emer ose me emra te tjere, por qe jane gjithnje Vitamine C, prodhohen ne shume vende te botes. Por te gjithe e dine se tabletat me Vit.C qe prodhohen ne “X’ kompani nuk jane te te njejtit kualitrt me ato qe prodhohrn ne “Y” kompani, sepse tableta e cfaredolloj ilaci nuk permbajne vetem principin aktiv (Vit.C), por edhe substanca te tjera shtese qe sherbrjne per formimin e tabletes. Ne rast se kjo shtese eshte amidon p.sh., dihet mire qe amidonin mund ta prodhosh nga shume bime qe e permbajne (grure, miser, patate, etj.), bime qe jane prodhuar ne kushte nga me te ndryshmet, ne vende me teknologji te ndryshme dhe shume faktore te tjere. Prodhimi i ilaceve eshte iindustri dhe si e tille edhe produktet qe nxjerrin nuk jane te te njejtit standart. Me fjale te tjera, nuk eshte e thene qe nje tablete Vit.C e prodhuar nga nje firme farmaceutike “A” te jete e te njejtit kualitet me nje Vit.C, te prodhuuar nga nje tjeter firme “B” p.sh. Pra, ne rast se Vit.C, qe me jepet me rimbursim dhe qe eshte prodhuar nga firma “A”, me shkakton kruarje p.sh., une do te marr nje tjeter Vit.C., te prodhuar nga nga kompania “B”, qe nuk me jep kete efekt te padeshiruar. Ky eshte problemi yne dhe asnje tjeter. Ne pensionistet nuk jemi as farmaciste qe shesim, as tregetare grosiste qe importojme ilace dhe as nepunes te sektorit qe merret me rregullimin e problemeve farmaceutike. E vetmja gje qe kerkojme eshte qe te perfitojme ate qe eshte garantuar nga ligji perkates.
Me vjen keq qe menson se jam i shtetit. Une nuk jetoj fare ne shqiperi dhe po mundohem te them (ne baze te atyre qe lexoj) mensimin tim dukw patur parasysh eksperiencen e jetes 25 vjet ne perendim.
Shendetesia gjithandej eshte problem.
po kthehem ne rastin konkret(shembullin tuaj). Shteti paguan rimbursimet. Natyrisht te gjithe do te donin te mernin rimbursim per cdo djagnoze, por keshtu nuk del hesapi. Pra ka prioritete. P.sh.shteti te rimburson ilacin e tensionit qe eshte jetik (pak kruarje ose duroje ose paguaje. Nga e kruara nuk vdes). Nqs kunderefekti eshte tjeter dimptome e rezikshme, paraqitu tek mjeku i familjes specialisti e mer nje tjeter ilac per simptomen e re.(po te jete ne listen e rimbursimit e ke falas). Po te jap nje shembull konkret. Ketu ne itali mamase time i dhane diclofenac (komercial voltaren) per artrozen (ME RIMBURSIM) pas 2 nuajsh pati kundaindicazion per stomakun dhe i dhane dhe ilac per stomak Omeprazol (gjitheashtu me rimbursim).
E dini si vendosej me pare emri i ilacit ne liste rimbursimi?? Jo vetem paguhej per cfo medikament qe futej ne te dhe shuuuuume bile, por mjeket prof qe benin rekomandimin per x mediament” qe ishte sh i mire dhe i duhej popullit megjithese ishte sh i shtrenjte”, merrte apartament 160 m tek gjimnazi Partizani psh. Shko kontrolloni Interferonin psh. Ja, sepse ka ikur kjo , prandaj behet kjo lufte. Te tjerat jane pallavra, perdoret emri i popullit si gjithmone, gjoja jane te interesuar per te. Reforma ne farmaceutike eshte reforma me e madhe dhe e drejte e ndodhur ne te gjitha kohet. Firmave farmaceutike u ka ikur fitimi, farmacite bejne me pak manipulime dhe mjeket marrin me pak leke ne dore. Keta po bejne luften dhe disinformojne publikun. Ky eshte krim akoma me i madh.
Per te urtin
Ju more zotni shkruani:” ilacet qe mu imponuan I kam ne shtepi dhe nuk mi pranoi asnje farmacite me gjysem cmimi dhe as falàs”(!!) Po ti more I urte ku e gjen kete te drejte te shkoje neper farmacira dhe te dhjesesh barnat qe I ke perfituar me rimburesimi? Ti Jo I urte qe nuk je po ti je nje xhambaz qe sipas ligjit duhet te penalizohesh duke tu hequr e drejtat e rimburesimi. Veprimi yt qe ti deklaron vete nuk eshte gje tjeter vec vjedhjes e paster dhe per kete kerkon bashkepunim me farmacite… Hajde mendje te urte qe me paske
ANTISHQIPTARIZMI ESHTE KUDO DHE E KA ZAPTUARE GJITHCKA DE NUK NGOPETE PO PO ARINE DERI ATY SA DUANE TA VDESINE PERSEGJALLI DHE PASI ARITENE TA VDESINE PER BUKE ME TE GJITHA MENYRATE DHE ME GAZETARINE QE ESHTE VEGEL SI DHE TELEVIZIONTE QE I DISPONOJNE NJERE TE REKRUTUARE DHE QE PAGUHENE NGA ANTISHQIPTAET