BB: Klima e biznesit dhe eksportet rritën ekonominë

Dita

Banka Botërore vlerëson se rritja e ekonomisë shqiptare u përshpejtua në vitin 2015 dhe pritet të vazhdojë trajektoren pozitive edhe gjatë tri viteve të ardhshme, megjithëse nën kapacitetet që ka.

Në një raport të fundit për ekonomitë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, BB radhit dy faktorë si kryesorët në nxitjen e rritjes në vendin tonë; klima e përmirësuar e biznesit  dhe rritja e eksporteve, shto këtu edhe stabilizimin e konsumit dhe të besimit të konsumatorit dhe tregjeve të punës.

BB vëren se konsolidimi fiskal është mbështetur kryesisht tek shpenzimet, ndërsa të ardhurat nuk arritën parashikimet, pavarësisht masave të reja tatimore.

Rishikimin me ulje me të rritjes ekonomike , në 2.7 për qind nga 3 për qind që ishte parashikimi fillestar, BB e lidh me dy faktorë kryesorë; së pari me përmbytjet që goditën jugun e vendit dhe dëmtuan të mbjellat dhe së dyti me pakësimin e prodhimit të naftës, si përgjigje ndaj rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Share This Article
1 Comment
  • Po thone apo po thoni fjalen rritje ekonomike me duket mua?! ky eshte nje trillim mediatik.. Nuk ka familje te thjesht ne. Shqiperi qe mund ta konstatoj kete«rritje» . Ah po familjet e tipit. Fullani po ata kane rritje ekonomike vertet. Eshte apsurde ta mendojsh fjalen rritje ekomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *