Arben Derhemi: Teatrin Kombëtar po e dh*****

Dita

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi, njëkohësisht kryetar i Sindikatës së Aktorëve sulmon mënyrën sesi po menaxhohet Teatri Kombëtar si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga aspekti artistik.

“Skena më e bukur në botë, po e dh**** si nga ana fizike mbi të gjitha artistike”.

Aktualisht teatri drejtohet nga Hervin Çuli, por për këtë gjë duket se ka rezerva në mesin e aktorëve që kanë qenë dikur pjesë e pandarë e kësaj skene, me vënien në skenë të kryeveprave botërore.

Një nga komentuesit e këtij statusi është edhe artisti Ardian Isufi, i cili ka cituar Konicën për të vijuar logjikën e denoncimit të Derhemit, kur shkruan se: “Teatër të kam dh****,  nuk të mora vesh asnjëherë”.

 

 

beni

Share This Article
1 Comment
  • flori me ate rol te madh,eshte e vertete se,
    deshen ta prishnin, te benin gjoja nje te ri, ku aty eshte tempulli i aktoreve te medhenj, themelues te theatrit,dhe i ndjeri aktori A.QIRJAQI me te tjere, thanne se do qendronin brenda teatrit po ta prishnin dhe te ndjeres aktores V.manushit i thane fjale te pista,ne vend te nderit te kombit………
    dhe rregullojne pllakat e ministrive,dhe asnje investim teatrit popullor, sot kombetar
    ku shfaqjet e medha deri te PAMJE NGA URA, ne vitin 2012 nuk i perballonin dot me biletat,dhe i lane aktoret e medhenj, rrugeve

    tani qe nuk e prishen fizikisht, dhe ky ish regjisor culi,kur i vini ndonje cfaqje te tij,shperndante ftesa ne te katert anet e rrugeve te tiranes, qe te mbushej salla, dhe kumbaro ka qe ne vitet 80 pa e pare deren e teatrit e vetem me theatrin nuk merren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *