Klubi i Futbollit “Partizani” reagon pas deklaratës zyrtare të publikuar nga Klubi i Skënderbeu. Në të thuhet: “U kujtojmë drejtuesve dhe klubit korçar që të jenë më të matur në deklaratat e tyre.
Drejtuesit e Skënderbeut pretendojnë se goli i barazimit nga Krasniqi është shënuar nga një pozicion i parregullt.
Për më tepër në deklaratë citohet se ky episod i tillë është evidentuar vetëm nga “Supersport”, që çuditërisht nuk ka evidentuar një episod shumë të dukshëm dhe të diskutueshëm në zonën e Shehit, një prekje evidente me dorë nga mbrojtësit korçarë.
Çuditërisht, në golin e barazimit, askush nga lojtarët korçarë nuk ka protestuar, qoftë edhe më një gjest në drejtim të kryesorit Jemini.
Por, ajo që është më absurd, ka të bëjë me faktin se edhe në përfundim të takimit, si Josa, ashtu edhe Salihi, në prononcimet “live” të tyre për “Supersport”, për asnjë moment nuk kanë pohuar se Partizani barazoi me një gol të parregullt.
Për më tepër, klubi “Partizani”, në faqen e tij zyrtare për çdo ndeshje poston edhe pamje filmike (video), të cilat fatmirësisht në ndeshjen ndaj Skënderbeut shfaqin dukshëm dy episode, golin e barazimit dhe momentin e prekjes me dorë nga mbrojtësit korçarë.
Në deklaratë citohet se Federata Shqiptare e Futbollit është e lidhur ngushtë me Partizanin. E rikthesojmë edhe një herë se Klubi i Futbollit “Partizani” respekton në mënyre rigoroze rregulloret e parashtruara nga institucioni më i lartë i futbollit në vend, për më tepër që, si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu, janë anëtarë të FSHF-së.
Klubi “Skënderbeu” duhet të tregohet më serioz në deklaratat që përcjell dhe të mos përbaltë fitoren dhe emrin e madh të Partizanit. Mospranimi i humbjes në fushën e lojës nga kundërshtarët është mungesë respekti e “fair-play”.

Blla ,blla,blla morrat e kuq ,goli ishte jashte loje.Pse nuk protestuan lojtaret e Skenderbeut?Pergjigja eshte shume e thjeshte jane profesioniste morra te kuq!!
ore rrace e qelbet e llaceve juve e hongret kunji tuj per kete faze te pare merrni nje dylbi te na shihni se 12 pike nuk jane pak
PARA LEGJENDA