Për të patur hijen e një njeriu duhen tre elementë, burimi i dritës, një person dhe një sipërfaqe e errët. Kjo është arsyeja pse kjo foto është bërë virale, pasi tregohet hija e një personi të projektuar në mur.
Por ka një pikëpyetje, rruga është tërësisht e zbrazët. I vetmi shpjegim racional është se një pjesë e siluetës e përbën hija e shtyllës së dritës, ndërsa pjesa tjetër është pjesë e errët e ngjyrosur në mur.
Megjithatë ka dhe shumë spekulime të tjera. Fotoja është hedhur në Reddit me diçiturën: Isha duke pirë cigarë mbremjen e kaluar kur kapa këtë njollë/hije”, dhe është fotografuar në Illinois të SHBA-ve.



*****shume e thjesht aty kemi nje shtylle qe hija e saje perthyhet mbrapa te muri dhe krijon figuren e hijes se njeriut ,muri me kende 130grade e cila krijon hijen e njeriut ulur ku duket trupi I ulur dhe poshte kembet qe eshte hija e shtylles e reflektuar ne mure .~~~~~~~~~.
I shtojme komentit lart edhe hijen e nje tabele rrumbullake qe eshte vendosur lart ne shtylle dhe hija e saje duket si koka e njeriut ne barishte mbrapa gardhit.