Kosova bën një hap drejt Bashkimit Evropian, nënshkruan MSA-në

Saimir Lleshi

Kosova ka nënshkruar sot marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Marrëveshja u nënshkrua në Strasburg midis ministrit të Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe komisionarit për Fqinjësinë, Johannes Hahn.

“Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë, dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e drejtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euro-atlantike”, theksoi ministri kosovar.

Nga ana e tij, komisioneri Hahn tha se MSA-ja është arritje e madhe e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Është një ditë e madhe për të gjithë ne, duke falënderuar ekipet tona, pa të cilat kjo gjë nuk do të ishte arritur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, u shpreh komisioneri Hahn.

Ai, po ashtu, e falënderoi përfaqësuesen e lartë dhe të gjithë të tjerët, të cilët punuan në muajt e kaluar duke e vlerësuar si një arritje për të gjithë familjen evropiane.

“Është një deklaratë e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, theksoi. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Tani eshte e gateshme … pikerisht tani… qe fali tokat Malit te Zi, ..qe krijoi zajednicat qe Kosova te kthehet me lezet atje ku ishte dmth atje ku Europa e kishte lene, atje ku asaj i pelqen qe Kosova te jete dhe qe u perpoq shume ne saje te qeverise kislinge te korruptuat te shantazhuar me gjykata speciale te krijuar pikerisht per kete qellim …po tani eshte gati.. ku ka ndrsyhuar Kosova qe qenka gati tani dhe nuk ishte me pare???

    MSA jane gogla dhe pordhe me rigon per ti hedhur hi syve popujve ( jo te gjitheve , shqiptareve dhe Kosovareve) ne rastet e mareveshjeve te pista me qeveri te pista
    Nuk e dinim dhe aq mire kete gje por e kuptuam kesaj rradhe me rastin e Kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *