Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto kërkoi nga operatorët e transportit ndërqytetës që të zbatojnë ligjin, në të kundërt sipas tij, do të ketë penalitete. Ministri kërkoi që të zbatohet ligji kundër informalitetit edhe në këtë sektor.
“Të gjithë të kuptojnë që informaliteti jo vetëm dëmton biznesin, këtë duhet të kuptojnë edhe operatorët e transportit që informaliteti i tyre i dëmton vetë ata. Duke mos zbatuar normat e mosfunskionimit të tyre, ata kontribuojnë në një situatë anarkike të tregut. Nëse do të kemi një rregullim të tregut edhe ata do të operojnë me kritere dhe rregulla normale konkurrence dhe ky është problemi më i madh që ka transporti ndërqytetës, që operon në mënyrë jo normale”, theksoi ai.
“Qëllimi ynë është që të gjithë operatorët e transportit ndërqytetës të respektojnë ligjin dhe kriteret e konkurrencës me qëllim që ky treg që sot është i sëmurë të kthehet në një treg të shëndetshëm, ku vetë bizneset të kenë mundësi të rikuperojnë investimin e tyre dhe të investojnë për të rinovuar flotat që janë në gjendje të rënde dhe t’i ofrojnë qytetarëve një cilësi shumë më të mirë sesa është sot”, shtoi.
Ministri Haxhinasto zhvilloi një takim me policët gri në kuadër të paketës kundër informalitetit në sektorin e transportit. /Dita/

More zoti Minister, me plot gojen jeni nder me te paaftet e kabinetit ministror! Jo vetem kaq, por dhe mashtrues kalibri! Patet premtuar se autostrada Tirane – Elbasan do mbaronte brenda pranveres se 2015! Ku e keni? Asnjehere nuk dolet te jepnit shpjegim! Koha juaj tashme ka mbaruar, por qeveria i ka mbyllur veshet dhe syte! Do e paguajne!
O ministri me i PA AFTE i LSI-se!!!
Pse firma hajdute e transportit URBAN ne Yzberisht ,Kashar nuk pranon ABONETE,KARTSAT E VETERANIT DHE INVALIDEVE si te gjitha linjat e tjera???
Apo edshe ti ke marre nen dore ndonje “KONCESION” nga keta hajdute???
ZBATONI LIGJET,o minister dhe mos bej LLOGJE KAVAJE!!!
Per vite te tera kjo firme hajdute NUK PRISTE AS BILETA per udhetaret,por i fusnin leket ne xhepat e fatorineve dhe shtetit i fshihnin xhiron!!!
Boll miliona kane vene shoferet e fugonave,tani duhet ti presin bilete cdo pasagjeri.
Nuk bohet autostrada elbasan tiran me mashtrime sa her na ke mashtuar per afatin, ti nuk je vetem I pa afte por dhe nje mashtrues, si nuk te vjen zor kur genjen, dhe e fundit KUR DO TE NA GENJESH PRAP SE PO PRESIM ?.