Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.
Sipas asaj që raporton Top Channel, rezulton se, ngjarja ka ndodhur pranë “Farmacisë 10”, ku këmbësori është përplasur nga autobusi i Unazës.
Patrulla policore të ndodhura aty pranë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit Aleksandër Prenga.
Sipas burimeve policore, viktima e aksidentit është identifikuar si shtetasi Sali Çena.
