Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka vizituar burgun famëkeq të Spaçit, i cili është thuajse në grahmat e fundit të shkatërrimit. Ambasadori Lu shprehet se është i tronditur nga ironia dhe përplasja e dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peizazhit mahnitës malor të kësaj zone.
“Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje”, thotë ai.
Ambasadori tregon edhe për takimin me një ish-të dënuar në këtë burg në mesin e viteve ’80. Ai është Fabian Kati, i cili së bashku me ish-të burgosur politikë të tjerë në Spaç (dhe me organizata të Shoqërisë civile si Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij), po punon për të ndërtuar një muze në ish-burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme.
Më pas Lu sjell në kujtesë edhe historinë e familjes së tij. “Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot”, shkruan ai.
Në oborrin e Ambasadës amerikane-tregon Lu- ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë.
“Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, ‘Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajë, nuk ka pse të përjetohet sërish‘”.
Në fund, Lu thotë se dëshiron të nxisë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë burgun e Spaçit dhe të njihen me historinë e tij. /Dita/






Rindertimi i burgut te Spaçit do te ishte me vlera te pallogaritshme.Do te ishte nje muze madheshtor per te treguar tmerret qe ka bere komunizmi ne Shqiperi. Duhet te kerkohen donatore qe besoj nuk do te nguronin per te investuar.
Ket burg duhet me eruajt per te future politikant ton
ipokrisia e amerikanve, shko vizito guantanamon zoti ambasador
Kinezi Lu i kudondodhur, po pse vendet e tjera perfshi edhe Ameriken burgjet mos i kane salla vallezimi. Do te deshereronim nga kinezi Lu qe te nxise e te ndihmoje te rinjet shqipetare per te vizituar burgun e Guantanamos, qe eshte sot ne funksionim dhe ja kalon cdo lloj burgu ne bote edhe Spacit per keqtrajtimet e atyre kundershtareve ku midis tyre qe nuk kane denime nga gjykatat por jane te burgosur POLITIKE. Do te ishte mire qe Ambasadori Lu te VIZITONTE burgune SHIK te Saliut e Gazidetdes ne Vain te Lezhes, ku atu torturoheshin deri ne vdekje njerez te pafajshem dhe te arrestuar pa asnje lloj vendimi gjykate.
Keto objekte kane rendesine e tyre kur politika aktuale tregon se si behet e luftohet per demokracine ne nje vend .Nuk po shohim ndonje ndryshim qe ato te marine vlerat qe ti sherbejne shoqerise tone. Kam biseduar me shume te burgosur dhe kam vlersuar sakrificat e tyre .Por nuk me kane tingelluar mire disa prej tyre,qe me veprat sabotuese apo kriminale, jane shpallur si heronje te ketije kombi.
Cfare do ti sherbeje, edukimit te brezave, nje muze qe midis te denuarve politike real , te fshihen dhe sabotatoret e kriminelet e popullit . Te gjithe cubat e bandave te Veriut, qe vrisnin ne emer te rrezimit te pushtetit komuniste,jane sot deshmor te kombit.Dhe per ata qe dhane gjakun per Shqiperin e lire e te pavarur lihen ne harresen ose percmohen .
Zoti Ambasador .Ju kini te drejte se koncepti juaj eshte demokratik .Nena juaj u burgos qe te ndihmonte popullin nga diktatura.Ndersa sot ne demokraci kriminelet dhe hajdutet qe shkaterrojne vendin jane neper karrike lluksoze .Kjo eshte nje arsye qe tortutar e Spacit aktualishte nuk kane vlera edukative qe te mbeten ne memorjen e popullit .Te dy krahet politike akuzojne njeri tjetrin per bema te ngjashgme me ato te Spacit .Ky objekte duhet vetem konservuar .Le tua lem politikanve te tjere te bejne ato qe i takon te mbeten ne historine e ketije populli te cfilitur .
Shoqeria shqiptare sot te nderoje ,demshperblej dhe te respektoje figura qe praktikishte u censuruan dhe u denuan per pikpamjet e tyre politike .Per ata qe u denuan familjarishte per shkak te njerit apo tjetrit .
Nga ana tjeter Shoqata e te Denuarve Politike te orjentohet drejte e te mos behet bishte i politikave qe ndiqen .Vete ajo te mendoje e te perpiqet qe te vihen ne vend ato sakrifica te bera neper burgjet e diktatures.Keto te drejta nuk ja dhane politikanet e socem por populli qe deshiron te jetoje ne nje shoqeri te lire me standarte demokratike .
DAKORD JAM PER TA RINDERTUAR POR ÇFARE DALLIMI KA ME BUNKERIN QE U BE ZHURME E MADHE.KJO POLITIKE ESHTE MOMENTALE DHE TRAJTOHET SI U DO B….THA TE INTERESUARVE.HISTORIA NUK DUHET HARRUAR DHE ATO QE I KEMI DEMTUAR ME DUART E TE PAPERGJEGJESHMEVE DUHEN RIPARUAR.TE KEMI KUJTESEN TE FRESKET.PALET DUHET TE PAJTOHEN PER BREZAT E ARDHSHEM.
E falenderojme Zoti lu per kete visite.. Po shume vone ,shume shume vone po i bije nder mend pushtetareve amerikane me nderuar njeret qe sakrifikuan njeten e tyre,te familjeve te tyre per liri e per demokraci dhe! Ju bije ne mend kur gjithcka eshte shkateruar…
Shume burra iu besuan dje,edhe asnje nuk iu kujtohet sot…..Familier e tyre,te satyre qe iu besuan perjetuan keto brurgje,Zoti Lu po mbas 1990 nuk iu kujtuar asnje….Ama ambasada juaj u kujdes shume te rahatoje pikerisht ato qe i fut en keta njerezet neper keto burgje!
Dhimbja juaj per gjyshen,dhimbja jone per mixhen gjyshen gjyshin Jane dhimbje njesoj,pos nje dallim :ne vuajme edhe nga hypokrizia tallja e ambasadese amerikane per vuajtet tona….