Fontana: Manaj më mirë të qëndrojë tek Interi

Dita
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90

Pavarësisht moshës shumë të re dhe konkurrencës së fortë, Rey Manaj ka arritur të ketë hapësirën e tij tek Interi i Roberto Mancinit, i cili shpeshherë ka deklaruar se 18-vjecari është një sulmues me shumë cilësi dhe i rëndësishëm për organikën zikaltër. Edhe trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi e ka siguruar djaloshin nga Lushnja se do të ketë vend për të edhe në kombëtaren kuqezi nëse do të luajë në vazhdimësi. Rreth 7 muaj nga finalet e Europianit me të drejtë lind pyetja: Më mirë të të qëndrojë tek Interi, apo të huazohet në ndonjë ekip të një profili më të ulët, ku do të kertë mundësi të luajë më shumë? Edhe menaxheri i Manajt, Alberto Fontana, e ka të vështirë të japë një përgjigje të prerë.

“Vlerësimin e situatës do ta bëjmë së bashku dhe me shumë qetësi. Kur Rey mbërriti në Milano, mendonim se duhet të luante pjesërisht me ekipin e parë, por tani ai një lojtar i Mancinit. Në Janar mund të qëndrojë por edhe mund të largohet nga Interi. Duke u stërvitur në një klub të madh si Interi e ndihmon të rritet edhe nëse do të ketë pak minuta në dispozicion. Nëse vendosim që të huazohet, për këtë duhet të jemi shumë të sigurtë. Në Dhjetor do të vedosim të gjithë së bashku për më të mirën”.  

Po cila do të ishte këshilla e Fontanës për Manajn?

“Të bësh një hap pas për të luajttur më shumë, mund të jetë një zgjedhje që funksionon, por ai është vetëm 18 vjeç, ndaj ndërrimi i ambientit në Janar mund të jetë me risk. Në verë do të jetë më e thjeshtë”, tha Fontana.  

Përsa  u përket emrave të skuadrave të cituara në media që dëshirojnë ta huazojnë futbollistin kuqezi, Fontana siguroi se nuk ka asgjë konkrete.

Ndërkohë Ledian Memushaj, një tjetër futbollist kuqezi që luan në Itali mund të rinovojë kontratën me Pescarën, pavarësisht zërave për një interesim të mundshëm të skuadrave të Serisë A. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Pescarës po bëjnë c’është e mundur për ta blinduar 28-vjecarin, me një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2019.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *