QSUT e tejmbushur! Pacientët me shtretër në korridore (VIDEO)

Dita

Fluksi i madh i pacientëve që shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duket se është i papërballueshëm për këtë spital pasi së fundmi pacientët po trajtohen në korridoret e reanimacionit.

Report TV ka publikuar një video ku tregohet pikërisht situata në të cilat kurohen pacientët Bëhet fjalë për repartin e kardiologjisë ku nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale duken shtretërit e vendosur në korridore.

Ky shqetësim është ngritur edhe nga vetë mjekët e këtij spitali në rrjetin social ”Facebook”.

Petrit Vargu ka postuar në faqen e tij një foto ku duken pacientët në koridorin e reanimacionit të shoqëruar me tekstin: “Meqenëse duhen fotografi nga spitali ,për të parë si është situata, shokët e mi kishin këtë fotografi ku shihet se 12 vetë flenë në sallonin e reanimacionit të kardiologjisë. Të lirë për të gjykuar…….. Foto ishte bere sot me date 26.10.2015 ora 10:00.”

 

 

https://youtu.be/k-jacDS3dJA

timthumb

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *