Ishte brenda rrethit të sigurisë së burgut, ndërsa sot u arrestua.
Rasti regjistrohet në Lezhë, ku një 27-vjeçar përfundoi në pranga për evazion fiskal. Shtetasi Saimir Zeneli kishte ngritur një lokal brenda rrethit të sigurisë së burgut të Shënkollit.
Ky shtetas u arrestua pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore biznesin e tij.
Ende nuk dihet nëse do të transferohet pak më tej në qelitë e burgut ku punonte, por ajo që dihet është se disa ditë do të qëndrojnë qelitë e paraburgimit në policinë e Lezhës derisa t’i caktohet masa e sigurisë.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës. /Dita/
