Basha në Fier: Alternativa e PD, ulja më e madhe e taksave

Dita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me qytetarët duke u ndalur në Fieri, ku ka zhvilluar një takim me tregtarë të këtij qyteti. Basha akuzoi qeverinë se po ua vështirëson çdo ditë e më tepër jetën qytetarëve me taksa të larta, ndërsa premtoi se alternativa e PD është konkrete, dhe do të thotë sipas tij ulja më e madhe e taksave që është njohur deri më sot.

Në projektin e demokratëve vend kryesor ka biznesi i vogël.

“Për biznesin e vogël do të marrim dy masa. Së pari do të rrisin nivelin e biznesit deri në 12 milionë lekë. Së dyti do ta taksojmë me 4 fasha. Kush ka xhiro deri në 2 milionë do të paguajë 10 mijë lekë të reja në vit. Kush ka xhiro deri në 12 milionë nuk kalon 60 mijë lekë. Në një vend të dukshëm do të vendoset një pullë fiskale dhe kjo do të jetë tabelë ndalim kalimi për tatimorët dhe inspektoriatet që po u marrin shpirtin bizneseve”, tha më tej Basha.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *