Disiplina gjobit Partizanin e Skënderbeun

Dita

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e tij të radhës, të mërkurën, ka marrë 15 vendime ndëshkimore për mungesë të “fair­play”­it.

Midis tyre nuk kanë shpëtuar pa u ndëshkuar me gjoba për sjelljen e tifozërive të tyre klubet e Partizanit, Skënderbeut dhe Vllaznisë, gjatë ndeshjeve të javës së 8­të të kampionatit.

Veçohet ajo e të kuqve, që gjobiten me 2 milionë lekë të vjetra. Me dy javë pezullim është ndëshkuar edhe Alban Hasani, që kryen detyrën e zv.trajnerit të Vllaznisë, për sjelljen e tij ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve në ndeshjen ndaj Tiranës në Pukë.

Përshtypje bën edhe veprimi i patolerueshëm i futbollistit të ri të Teutës, Klejdi Hyka, i cili është aktivizuar me ekipin U­19 dhe ka goditur me grusht lojtarin kundërshtar, për të cilin Disiplina ka dhënë vendimin e pezullimit të tij për 5 javë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *