Federara Shqiptare e Rafting dhe Kryqi i Kuq Shqiptar po zhvillojnë nje trajnim dy ditor të dedikuar për forcat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH), për rritjen e formimit profesional të zjarrfikësve të shtetit shqiptar.
Ky trajnim ka qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga përmbytjet si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave, të fatkeqësive natyrore e të tjera.
FShR ka shprehur angazhimin e saj në rritjen e efikasitetit të shpëtimit gjatë situatave të emergjencës në sajë të përmbytjeve, duke ofruar trajnime falas dhe vënë në dispozicion pajisjet e sportiti të rafting për PMNZSH-në.
Ky bashkëpunim ndodh për herë të parë në vend dhe pritet të përsëritet me struktura të tjera të PMNZSH në të gjithë vendin.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 35 forca të PMNZSH- së nga qarku Elbasan, Fier, Berat (Patos, Fier, Berat, Librazhd, Kucovë, Elbasan, Lushnjë, Polican).
Trajnimi i ndarë në dy pjesë (teori dhe praktikë) u zhvillua në katër cështje me interes: Lundrimi dhe pajisjet, Siguria, Shpëtimi dhe Ndihma e parë.
Trajneri i FShR Gazmend Shehu vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e forcave të PMNZSH dhe u shpreh se ky trajnim i nivelit fillestar mbi teknikat e shpëtimit dhe të ndihmës së parë gjatë përmbytjeve duhe të vazhdojë me formim të vazhdueshëm, ku cdo stacion të ketë një grup ekspertësh të specializuar për ndërhyrje të menjëhershme.
Forca e PMNZSH-së Elbasan Enver Qepa u shpreh se: ” Zonës së Elbasanit i kalon përmes lumi Zaranik dhe Shkumbin dhe shpesh jemi përballur me situata të rrezikshmërisë së lartë në lumenj. Ky trajnim do të na ndihmojë që në ndërhyrjet e ardhshme të jemi më të përgatitur, gjaktftohtë dhe të shpejtë”.







