Premtimi për 300 mijë vende pune, Ahmetaj: Kemi arritur 100 mijë!

Saimir Lleshi
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me projektligjin per turizmin./r/n/r/nMinister of Economic Development Arben Ahmetaj, speaks during a parliamentary session.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj iu rikthye sot premtimit për 300 mijë vende të reja pune, duke deklaruar se shifra 100 mijë ka arritur.

Ministri kishte parasysh këtu vendet e punës të formalizuara dhe këtë e pranoi edhe vetë në fjalimin e mbajtur në Parlament.

“Janë vetëm në dy muaj mbi 100 mijë vende të reja pune, të formalizuara. Patjetër që nuk janë të gjitha vende pune të krijuara rishtazi, por janë vende pune të formalizuara dhe është shumë e rëndësishme që ekonomia kalon nga një fazë në fazën tjetër”, theksoi ai.

Ministri u shpreh se ekonomia po rritet, pavarësisht periudhës së vështirë në të cilën ndodhet rajoni.

Ndërkohë, në një konferencë shtypi, ministri foli për zonën ekonomike në Spitallë të Durrësit që sipas tij do të sjellë 1.5 miliardë dollarë investime. Kjo ishte shuma që ka premtuar kompania kineze në garën për fitimin e tenderit.

“Brenda 30 ditësh do të shpallet fituesi për zonën e Spitallës. Ky është një hap i rëndësishëm pasi janë 1.5 miliardë dollarë të mundshëm që në 9 vitet e ardhshme do të injektohen në ekonominë shqiptare, në industri të ndryshme, me teknologji të lartë. Por mbi të gjitha janë 90 mijë vende të reja pune që do të krijohen për qytetarët shqiptarë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Megjithëse vetëm dy kompani shprehën interes, Ahmetaj tha se kjo tregon që kompanitë e huaja janë të interesuara për të investuar në Shqipëri. “Sot kemi oferta sepse kemi incentivë për këtë zonë, që do ta kthejnë në një ndër zonat më konkurrueset në rajon. Kjo është ekonomia reale që ofron mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik”, ka shtuar Ahmetaj. /Dita/

Share This Article
23 Comments
    • me sa lexoj ministri po flet per formalizimin e punojseve edhe jo vetem vende te reja pune. edhe qe ka pas ndryshim ne ekonomine vendit tone ne kto 2 vjet ka pas edhe kte jemi te bindur te gjithe shqiptaret sa do qe mund te mos na pelqej ta themi apo jo.

      • Ekonomia shqiptare po shkon ne shinat e duhura sepse po kaloj nga shkatrimi dhe renie te lire qe kaloj ne 8 vite te pd ne formalizimin e saj. edhe kte e tregon edhe hapaj e zonave te lira ekonomike duke bere te mundur thithjen e investitorve te huaj!

        • Ndikimi qe do kete nje investim prej 1.5 miliard dollar ne ekonomine e vendit edhe ne rritjen e punsimit ne kohe pre 9 vitesh do jete shume madhe sepse eshte nje mundesi shume e mire per shqiperine. vetem te vem re vendet e rajonit ku zonat ekonomike ne kroaci maqedoni kan qen nje suksese per rritjen e punsimint edhe sjelljen e teknologjise inovative per to!

    • Ceshtja e papunesise nuk mund te zgjidhet sa hap e mbyll syte. Ne kushtet ne te cilat ndodhet Europa e me gjere problemin e papunesise po e vuajne te gjithe. Prandaj duhet te jemi më me kembe ne toke ne kete aspekt. Ne hapjen e vendeve te punes ndikon vec te tjerash edhe ardhja e investitoreve te huaj. Krijimi i shtetit ligjor, gje qe po synohet te arrihet eshte nje faktor kyc ne thithjen e investitoreve.

      • Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Vetem keshtu mund te ecim perpara, vetem nepermjet mbledhjes se taksave e luftes ndaj informalitetit do mund te kemi me shume investime e per pasoje edhe vende te reja pune.

  • O zoti minister i ekonomiseme diplome Anglishte-je. Nuk eshte faji yt sigurisht qe te kane vene aty por te pakten mos ruaja vetes dinjitetin. Ne SHBA kur u hapen 250 mij vende pune nga shtimi i prodhimit te naftes pati efekt multiplikatori ne gjithe ekonomine e vendit.SHBA ka 250 milione banore. A mendon se po te ishin hapur ne Shqiperine tone te mjereme 3 milione banore 100 mije vende pune sdo ishte ndjere ne ekonomi? Nga ana tjeter mjafton te hapesh te dhenat e Instat-it per papunesine dhe do shohesh qe nuk ka luhatje te medha. Zoti minister boll mashtruat shqiptaret se diploma e Anglishtes ste meson matematike.
    P.s. Formalizimin askush nuk e quan vend te ri pune sepse nga ana tjeter nuk i perfshin tek statistikat e papunesise. Boll me me dy standarte.

    • Situata ekonomike globale nuk eshte aspak e mire, keshtu qe kjo reflektohet edhe tek ne pasi fundja jemi pjese e botes. Shpallja e zonave te lira ekonomike si p.sh zona e spitalles ku pritet te investohen mjaft para’ nga investitore te huaj e te hapen mjaft vende pune. Pra “gota” duhet pare gjysem plot.

      • Situata ekonomike globale ska asnje lidhje me ministrin qe del e thote jane hapur 100 mije vende pune. Spo diskutojme pse ka ndodhur ngerci ekonomik, por pse del nje injorant ne ekonomi te na mesoje qe jane hapur 100 mije vende pune kur don thjesht te te beje per budalla.

  • Ky Dapi 1.1m I gjate eshte goxha I zoti. Kur dikush diplomohet per inxhinieri behet inxhinier. Ky karafili ka mbaruar per anglisht dhe eshte bere humorist anglez. Keto jane plehra te gjithe.

  • GENJEN VETEN TI PLEHRE KU I KE TE PUNESUARIT MASKARA E BEN SI PUNA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE QE KUR VINE NE SHQIPERI TI I QUAN TURISTA TI JE NJE LEGEN QE GENJEN VETEN

  • KY ESHTE MINISTRI ME DEBIL DHE BUDALLA I RILINDJES EDVINISTE

    Po ku i ke more i paudhe enverist 100 mije vende pune qe do te thote 10 % e popullates me pleq dhe femij? Po 100 mije vende pune do te kishin zmadhuar dhe fryre rritjen ekonomike dhe do ta kishin cuar GDP-ne ne qiell more ministri genjeshtar Ahmetaj. Po si ka mundesi qe hap 100 mije vende te reja pune dhe Shqypnia ka hyre ne recesionin me te madh qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes more mashtrues budalla i Edi Rames?

  • Njerezit kane ekonomine para syve perdite, kane dhe Ahmetajn qe i tregon rrefenja! Le te besojne ke te duan, syve te tyre apo rrefenjave te qeverise! Kjo eshte dhe test inteligjence…

  • ORE MASKARENJ, MJAFTON TE MOS VIDHNI DHE TE ZBATONI LIGJIN,

    NUK KERKON NJERI MESHIRE NGA JU DHE AS QE JU BESOI NJERI SE DO HAPNIT JU VENDE PUNE.

    VENDET E PUNES I HAP SIPERMARRJA E LIRE, JU O KRIMINELA MJAFTON TE MOS VIDHNI.

    TE GJITHE PARA PARLAMENTIT TI DJEGIM KRIMINELAT TE GJALLE.

  • aq sa besoja per shteti qe do benit me shume ju urreja,ku nje me biologji nga qyteti i liqenit te pogradecit eshte drejtoreshe ne sektorin ekonomik,dhe kur ish kryetari i bashikse se ketij qyteti punon ne kryeministri se nuk ka tirana djem te sholluar e me intelekt si prof, ARTAN FUGA, PERPARIM KABO,vetem se ju doni militante se i keni kavje per te bere forcen ndaj ligjit.
    dhe taks forca e hidrokarbureve tregoji show, era e mazutit ne rruget e tiranes eshte prezent dhe semundje si ndaj mos realizimit te sfides se mjekesise falas,e qe ju e late pa ilace,e pa mjek ne sherbim te njeriut.e ju shtisni boten me leket e taksave.
    a ka ndonje nga femijet, krushqit,nipat apo mbesat e failjeve tuaja ederi te militantet injorante e kavije per tu marre firmat qe te pasurohenie deri te bukuranet e shokeve apo te” pisesmeneve’qe ju i shikoni si pronen tuaj ne zyrat e punes……

  • Ueeeeee c’shifer? Edhe Gjermania do te na e kishte zili!!! 100,000 vende pune ne 2 vjet, imagjinoni sa vende te reja pune do te hapen deri ne 2017 … Une mendoj t’iu themi gjermaneve qe eshte e kote qe i marrin refugjatet andej, kendej qenkan me mire, paskan pune, shtepi, katandi’ e terci e verci, e terci e verci …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *