E rrallë: Binjaku që nuk lindi kurrë, bëhet “babai” i nipit të tij

Ornela

Si mundet që një person që nuk ka lindur kurrë të bëhet baba…. i djalit të vëllait të tij binjak?! Nuk bëhet fjalë për një film fantastiko-shkencor, por për “kimerizëm” një fenomen i rrallë gjenetik me të cilin është hasur një çift amerikan.

Një çift nga Uashingtoni iu nënshtrua një testi atësie pasi mësoi se grupi i gjakut të djalit të tij nuk përkonte me asnjë nga prindërit. Prindërit që kishin arritur të bëheshin me fëmijë, falë ndihmës së një klinike riprodhimi menduan se bëhej fjalë për një gabim mjekësor.

Pas provës së parë të dështuar, ata shkuan në një qendër të specializuar për të realizuar një analizë të trashëgimisë gjenetike, që përcaktoi që burri ishte në të vërtetë xhaxhai i djalit të tij dhe që përkonin me djalin e tij vetëm 10% e gjeneve të tij. Përveç kësaj, informacioni gjenetik i spermës së burrit ishte ndryshe nga ai i pështymës së tij. Më në fund mjekët arritën në një konkluzion të habitshëm: Babai i vërtetë i fëmijës ishte vëllai binjak që nuk kishte lindur kurrë i burrit.

Kështu 34 vjeçari është shndërruar në rastin e parë të regjistruar të një prove atësie të prekur nga a ashtuquajtura “kimera humane”, gjenet shtesë të një binjaku, ADN-ja e të cilit u përthith nga zigoti që mbijetoi ndërkohë që ishte ende në barkun e nënës.

Shkencëtarët besojnë se rreth një në shtatë lindje individuale kanë filluar si shtatzëni multiple dhe në disa raste qelizat e vëllezërve të zhdukur i përthith embrioni që mbijeton, megjithatë këto raste zbulohen shumë rrallë./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *