Modelet e fundit të iPhone nga Apple, 6s dhe 6s Plus do të jenë në shitje në më shumë se 130 vende këtë vit, por çmimi i aparatit celular mund të variojë në vende të ndryshme të botës. Përse ndodh kjo?
iPhone 6S bazik kushton rreth 650 dollarë në Nju Jork, 750 dollarë në Tokio dhe në Nju Delhi 960 dollarë. Aparati celular më i shtrenjtë i këtij modeli ndodhet në Stamboll ku ka çmimin e 1070 dollarëve. “Apple nuk do të flasë për politikën e çmimeve, por gazetarët Sean Mclain dhe Karan Deep të “The Wall Street Journal” japin disa sugjerime përse ndodh kjo.
Lëvizja e valutës: valuta e paqëndrueshme është një prej faktorëve që shpjegon ndryshimin e çmimit në vende të ndryshme.
Kosto e punës dhe kosto lokale: Ndërkohë që telefonat janë të ngjashëm në të gjitha vendet: kostoja e punës, magazinimi dhe reklama variojnë shumë nga njeri vend në tjetrin.
Tarifat e importit: Taksat e larta për celularët kanë tendencën të ngrenë çmimin e iPhone-ëve. Në Zelandën e Re taksat kanë një arsye e madhe përse pjesa më e madhe e iPhonevë të rinj kushtojnë 804 dollarë (24% më shumë se në SHBA).
Shpenzimet e rrjetit të shpërndarjes: Infrastruktura logjistike dhe ndërmjetësuesit mund të shtojnë shumë koston e telefonit celular. Në Indi, për shembull, smartfonët zakonisht kalojnë përmes 5 ndërmjetësve të ndryshme para se të arrijnë te konsumatori. /DITA

749€ ben nje 16Gb ketu ne Belgjike