Skënderbeu, Berisha largohet që në Janar

redaktor
ZAGREB, CROATIA - AUGUST 25. Bernard Berisha (R) of KF Skenderbeu competes for the ball against Leonardo Sigali (L) of Dinamo Zagreb during the UEFA Champions League Qualifying Round Play Off Second Leg match between Dinamo Zagreb and FC Skenderbeu at Maksimir stadium in Zagreb, Croatia on Tuesday, August 25, 2015. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Që Bernard Berisha ishte një ndër “xhevahirët” e Skënderbeut me të cilin Kampionët e Shqipërisë mund të fitonin jo pak në merkato kjo dihej që sezonin e kaluar.

Vera Europiane rriti akoma më tepër kuotat e mesfushorit nga Peja, dhe pas kualifikimit të Skënderbeut në grupet e Europa League, presidenti Ardian Takaj deklaroi se nuk pranonte më pak se 1 milion Euro për asnjë nga talentet e rinj të skuadrës që projektoheshin për merkaton europiane.

Me sa duket, edhe pas performancave mjaft të mira të Berishës në Europa League, klubet e gatshme për të paguar një shumë të tillë nuk kanë munguar dhe 24-vjeçari pritet t’i japë lamtumirën Kampionëve të Shqipërisë në merkaton e dimrit.

Ishte vetë Berisha ai që deklaroi se sipas të gjitha gjasave nuk do ta mbyllë sezonin me skuadrën korçare duke deklaruar në një intervistë për “Klan Kosovën”, se radhës së pretendentëve për të, përveç disa klubeve nga Gjermania dhe Belgjika, tani i janë shtuar edhe disa klube nga Turqia, ndërsa interes në drejtim të tij ka patur dhe nga Italia duke theksuar “se me 99% nuk do të jem pjesë e Skënderbeut në Janar“.

Në këtë mënyrë, Berisha duket me valixhet në dorë dhe përgatit lamtumirën për të “ndërtuar” fatin e tij në Europë, fati i Skënderbeut do të jetë se pritet të përfitojë një shumë të majme duke shëndoshur akoma më tepër financat e klubit, por ndërkohë mund të fërkojnë duart dhe rivalët e skuadrës korçare për titullin kampion, pasi nuk do të jetë e lehtë për Skënderbeun që të gjejë një “shigjetë” si Berisha për krahun e majtë.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *