Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit ne takim nga Kongresmeni Robert Pittenger, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.
Gjatë bisedës, Pittenger i shprehur mirënjohje kryeparlamentarit për pjesëmarrjen në konferencën parlamentare të Inteligjencës dhe Sigurisë si dhe për kontributin në diskutimin çështjeve të rëndësishme si lufta kundër terrorizmit dhe ISIS, kërcënimet kibernetike dhe pastrimi i parave me fokus krimin e organizua dhe terrorizmin global.
“ShBA vlerëson Shqipërinë si një partner kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe partneriteti juaj në Afganistan dhe luftën kundër ISIS është shumë i rëndësishëm për SHBA”, theksoi ai.
Më tej, Pittenger tha se ishte i kënaqur për diskutimet rreth bashkëpunimit në fushën e agjencive të inteligjencës, sigurisë kibernetike dhe masat kundër financimit të terrorizmit. /Dita/

Çfare thu o burre,mos e diskuto fare.Lufte edhe kunder korrupsionit do bejme,edhe terrorizmit edhe edhe edhe…