Policia gjermane njoftoi sot se një 32-vjeçar ka pranuar se ka vrarë Muhammad Januzi, një refugjat boshnjak 4 vjeç i cili ishte zhdukur nga qendra e regjistrave në Berlin së bashku me një fëmijë tjetër 1 tetorin e kaluar.
I dyshuari kryesor që u arrestua në banesën e nënës së tij të martën, i tregoi policisë trupin e një fëmije në makinën e tij. Sipas prokurorit të përgjithshëm të Berlinit Michael von Hagen, djali, 32 vjeçari pranoi se kishte vrarë edhe fëmijën 6 vjeçar të zhdukur në kryeqytetin gjerman korrikun e kaluar.
Sipas von Hagen, autopsia e fëmijës ende nuk është bërë, por, duke pasur parasysh dëshminë e të dyshuarit besohet të jetë trupi i Muhamedit Januzit.
Burri i vriste dhe i priste në copa fëmijët pasi abuzonte seksualisht me ta. Autoritetet po hetojnë nëse ky burrë ka të bëjë me zhdukjen e një vajze të vogël të quajtur Inga.
Ditën e zhdukjes së Muhamed Januzit nëna e tij shkoi në qendrën e regjistrimit për të rregulluar situatën e familjes, me origjinë nga Bosnja-Hercegovina që jetonte prej vitesh në Gjermani.
Policia shpërndau në atë kohë një video të regjistruar nga kamera e vëzhgimit që tregon djalin e braktisur në qendër me një njeri i panjohur.
Tragjedia ka theksuar vështirësitë me të cilat përballet Gjermania ndërsa po përpiqet të akomodojë mijëra refugjatëve që vijnë nga zonat kufitare për të qëndruar në vend. Pritet që këtë vit 800.000 njerëz të shkojnë në Gjermani. /DITA

Po merrni informacionet tamam, shin SHQIPTAR te Bosnjes. U prehte ne Paqe shpirti i vogel! te zinjte prinder qe kane pare lufte me sy, e vajten per nje jete me te mire ne Gjermani e i del ky lloj monstre psikopati gjerman qe u pervelofte ne hell!
Vriteni bastardin, pikellim per femijen e shkrete!
Prinderit e ketyre femijeve duhet te marrin persiper fajin kryesor,duke ju lehtesuar krimineleve veprimet e tyre gjakatare.Pjese e kesaj kulture,eshte edhe largimi i femijes nga shtepia,te pa shoqeruar,kulture,te cilen prinderit nuk ja u kane dhene femijeve.Kam njohur femije, te cilet nuk ju flasin te panjohurve dhe luajne shume prane shtepive te tyre.