Mund të të prek? Si, ku dhe kur, është i pranueshëm kontakti fizik

Ornela

Të të prek apo mos të të prek? Kjo është çështja.

Është një dilemë që në mënyrë të pashmangshme e kemi hasur të gjithë në një moment të caktuar. Një mik të prezanton dikë dhe brenda një sekonde duhet të vendosësh si duhet ta përshëndesësh. I jep dorën? Apo afrohesh për ta puthur në faqe? Gjithmonë ka rrezik që ta teprosh dhe nëse bëhet fjalë për seksin e kundërt, nuk është e vështirë të japësh një përshtypje të keqe.

Edhe pse ka dëshmi se një puthje në faqe po bëhet më e zakonshme, nuk është domosdoshmërisht më e përshtatshmja në të gjitha situatat.

Në përpjekje për të krijuar një hartë të kontaktit fizik mes njerëzve, hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Universitetit Aalto, në Finlandë, kryen studimin më të madh të bërë ndonjëherë mbi kontaktin fizik.

1368 burrave dhe grave nga pesë vende – Rusia, Finlanda, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar –iu treguan imazhet e trupit të njeriut nga para dhe prapa dhe i’u kërkua që të tregonin zonat e trupit ku do të ndjeheshin më rehat nëse do të prekeshin dhe nga kush.

Një nga gjetjet kryesore është diçka që dyshohej: shkalla e kontaktit fizik është e lidhur ngushtë me lidhjen emocionale që kemi me personin.

“Prekja interpretohet në funksion të kontekstit të marrëdhënieve me personin tjetër. Sasia e zonave të trupit që janë më të pranueshme për t’u prekur ndryshojnë në varësi të asaj, se sa e fortë është lidhja emocionale me personin”, thotë Juulia Suvilehto, një prej hulumtueseve.

Por kjo duhet specifikuar. Për shembull, do ta lejonit babanë, nënën ose vëllain tuaj që t’ju prekte në organet gjenitale apo në të pasme? Organet gjenitale dhe të pasmet mbeten zonat  tabu.

Burrat në përgjithësi, sipas hulumtimit, ndjehen më rehat nëse preken, se sa femrat, përvecc rasteve kur preken nga një burrë tjetër.

Ndërsa gratë në përgjithësi lejojnë që t’i prekin në shumë zona të trupit.

Megjithatë, ato nuk duan të preken nga burra të huaj apo të sapo njohur në asnjë pjesë të trupit, përveç duarve.

Përveç kësaj, ndoshta siç dyshonim, burrat ndjehen më rehat me prekjet e grave të panjohura në ccdo pjesë të trupit, përfshirë edhe organet gjenitale.

Të paktën në Europë, apo më saktësisht në vendet e mbuluara nga studimi, përshëndetja e njerëzve që sapo i ke njohur me një puthje në faqe është një gjest shumë shqetësues për shumë vetë.

“Të puthësh një të huaj në faqe mund të shqetësojë shumë njerëz, edhe pse sot po bëhet shumë e zakonshme. Disa njerëz japin menjëherë dorën për të shmangur një afërsi  të padëshiruar” thotë për shtypin britanik, Robin Dunbar, profesor i psikologjisë zhvillimore dhe një nga autorët e studimit. /DITA

 

151029112528-social-touching-chart-exlarge-169

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *