Duken si binjakë. Megjithatë nuk asnjë lidhje gjaku mes tyre, madje janë tërësisht të huaj. Kjo është historia e pabesueshme e një anglezi, i cili kur hipi në avion kuptoi se personi që ishte ulur përkrah ishte praktikisht fotokopja e tij. Ata, të habitur nga ngjashmëria e madhe bënë një selfie që në pak kohë bëri xhiron e botës.
“Djali në të djathtë është burri i shoqes sime Mary dhe tjetri është një i panjohur me të cilin u takua në avion mbrëmë”, shkroi Lee Bettie, e cila ishte e para që shpërndau foton në Twitter. Postimi është ri-publikuar aq herë sa u arrit të gjendet edhe një “binjak” i tretë. /DITA



Do jete ndonje prototip alieni!