Një muaj pasi u hodh zyrtarisht në treg iPHone 6S, tregu kinez ka nxjerrë në shitje një version ekonomik të smartphone-it të famshëm me vetëm 37 dollarë, 17 herë më ekonomik se modeli origjinal.
Pavarësisht disa ndryshimeve në nivel estetik, krijuesit pohojnë se nuk ka asgjë për t’i pasur zili origjinalit amerikan, raporton Daily Mail.
Me një rezolucion prej 960×540, një procesor Spreadtrum SC773, 512MB memorie RAM dhe 4GB kapacitet, iPhone kinez i shtohet varietetit të gjerë të versioneve që tregu kinez ka në dispozicion të markave të njohura si Samsung apo HTC. /DITA
