Mancini: Të fitojmë ndaj Romës për kreun

Dita

Të vazhdojë të fitojë është ky objektivi i Interit në këtë fazë të sezonit. Gjithsesi kundërshtar këtë herë zikaltërit nuk do të kenë më Bolonjën, por Romën e Rudi Garcias, ose më saktë skuadrën që kryeson Serinë A. Për Roberto Mancinin dhe Interin e tij ky është rasti ideal për t’u konfirmuar si një nga ekipet pretendente për titullin. 50-vjecari italian e di që në “San Siro” skuadra që ai drejton nuk do ta ketë aspak të lehtë por gjithsesi Mancini shpreson te një sukses i zikaltërve ndaj Romës.

“Fitorja do të na jepte më shumë besim në vetvete, por e dimë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe njëkohësisht shumë e vështirë. Inter-Roma është një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat por jo decizive. Garcia ka ndërtuar një skuadër të madhe. Duhet të kemi kujdes sidomos nga Dzeko sepse jam i sigurtë se shumë shpejtë ai do të zhbllokohet”.

Më pas Mancini e pranoi edhe njëherë tjetër se Roma dhe Napoli janë dy skuadra që kanë më shumë shanse se Interi për të fituar titullin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen e kësaj të Shtune mendimi i trajnerit ndryshon pasi ai është i bindur se djemtë e tij mund ta mposhtin Romën.

Share This Article
1 Comment
  • njeri puntor, me vizion ne drejtim me ekipet ku ka trajnuar.
    gezohem per mancinin qe po e riperterin kete skuader te madhe italiane si dhe roma, juve milan
    napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *