Konsensusi politik, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe shmangia e retorikave nacionaliste janë tri porositë që komisioneri Stefan Fyle përsëriti sot në fjalën e tij gjatë konferencës “Just BE”. Fyle tha se është përgjegjësi e të gjitha partive politike, por edhe e shoqërisë civile, që të mbahen zgjedhje që nuk lënë vend për kontestime. Sipas tij, përmbushja e këtij kushti është një sinjal i fortë që Shqipëria i çon BE-së.
“Synimi i Shqipërisë për në BE nuk duhet të bëhet viktimë e politikave të brendshme të partive. Theksoj se është përgjegjësia e të gjitha partive, në qeveri apo opozitë, por edhe e gjithë shoqërisë shqiptare që të kontribuojnë në zgjedhje me standarde dhe që nuk lënë vend për t’u kontestuar. Duke u bërë kjo, Shqipëria çon një sinjal të fortë të pjekurisë dhe gatishmërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne duam ta sjellim BE gjithnjë e më afër qytetarëve”, tha Fyle.
Më tej, Komisioneri për Zgjerimin theksoi rëndësinë e stabilitetit në rajon, për të cilin tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm. Fyle tha se është me rëndësi të lihet pas e kaluar dhe të shihet drejt integrimit të përbashkët të vendeve të rajonit në BE. “Integrimi i Shqipërisë në BE, është një element kyç për stabilitetin në rajon. Të lihet pas e kaluara dhe të ecet drejt një të ardhmeje në BE. Është në interesin tonë të përbashkët, duke parë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, të shihet e ardhmja në BE. Shqipëria ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në stabilitetin në rajon”, tha ai.
Kukan: Zënkat e brendshme nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Just BE”, eurodeputeti Eduart Kukan u shpreh se zënkat e brendshme mes palëve politike nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin. “Zënkat e brendshme dhe politikat partiake nuk duhet të ndërpresin procesin e integrimit. Është e rëndësishme të njohim dhe respektojmë rëndësinë e bashkëpunimit që të tejkalojmë dallimet tona që mund të jenë duke mbajtur peng procesin e integrimit”, u shpreh Kukan.
Fyle dhe Kukan sot në Tiranë, asnjë takim me liderët politikë
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan, ndodhen sot në Tiranë. Dy zyrtarët e lartë europianë nuk kanë parashikuar në axhendat e tyre takime me krerët e politikës shqiptare. Ata do të takohen me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, të interesuar për përparësitë që jep integrimi për sipërmarrjen shqiptare.
Arsyet e shmangies së takimeve me krerët e politikës dhe shtetit duket të jenë mungesa e dialogut mes palëve dhe tonet e larta nacionaliste të kohëve të fundit nga ana e kryeministrit Berisha.
Fyle do të jetë i pranishëm sot në konferencës “Just BE”, ku do të mbajë fjalën kryesore. Ndërkohë, një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe eurodeputeti Kukan dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Shume mire ben. Per te zene mend keta duhet te ndeshkohen dhe izolohen. Sidomos berisha pasi po nuk pati presion te forta eshte mjaft i rrezikshem per shqiperine dhe fatet e demokracise ne vend.
Çfare takimi te bejne me Sali Mashtrusin?
Kushdo politikan europian apo amerikan qe takon Sali Ordinerin, ul vehten e vet!
Nuk ka politikan me palaço se Saliu yne!…
MASHTRUES,
ORDINER
PRIMITIV,
G Ë N J E S H T A R , QE NUK GJEN DOT TE DYTE TA KRAHASOSH….
Saliu eshte ta mbyllesh ne Kafaz…. Por eshte mberthyer fort pas Pushtetit, se e di shume mire se ku do perfundoje!
Mjere ata qe e besojne akoma ….!
Kujdes nderkombetare europiane..!??Ftesa per Artan Hoxha te flase eshte nje krim.A e dine ju eZ.Fyle qe A.Hoxha ka qene sigurims..?!A e dini Ju Z.Kukan qe Artani e vendin ne prokurori per disa akte vjedhje ne vitet 90..??!! A e dini ju europiane qe Berisha e kandidoi per president per te bere shantash qe te Zgjidhte Nishanin..??!!A e dini ju qe A.Hoxha disinformon degjuesit e mediave shqiptare me vetedije dhe kjo eshte penalisht e denueshme..!??Me pak fjale a keni paravendosur qe te mos flisni kur Berisha edhe me Artane te tjere te vjedhe zgjedhjet sic ka bere gjithmone.??!! A nuk duhet qe ju te largoheni nga skena dhe lejoni popullin shqiptar te marre fatin e tij ne dore me zgjedhje te lira dhe te ndershme..!!??A nuk ju vjen turp qe keni deshtuar me Shqiperine dhe nuk e pranoni..!? Ju vazhdoni ta konsideroni dhe gjykoni Shqiperine me frymen qe ju transmeton Berisha,me gojen e A.Hoxhes.Hijet e komunizmit jane gjalle fale vrasesit Berisha dhe analisteve te universiteteve “private” te”pavarur ” si A.Hoxha etj dhe mediave te blera..Une mendoj, se me e pakta, juve duhet t’ju vije turp per deshtimin spektakolar me Shqiperine ..!? Ka ardhur koha qe ju te flisni drejt dhe fort – Berisha bej zgjedhje te lira- ndryshe mos e ngateroni me Shqiperine me konfuzionin tuaj medioker!
Europa e di se cfare ben,e di me ke flet dhe e di shume mire ke do te leri ne pushtet ne te ardhmen. Fajin e kane ata qe per interesa private, d.m.th. se duan te vjedhin, nuk duan qe ne te hyjme ne Europe.
Fyle,Doris Pack,Kukan etj.jeni rrufjane politike,maskarenj e mafioze.Ju ja keni njohur zgjedhjet Sali banditit,ju mbyllet sy e veshe kur ai vrau njerez paqsore ne bulevard etj etj .Ju nuk kini respekt per popullin shqiptar sepse thelle ne ndergjegje ruani perbuzjen e gjysherve tuaj se shqiptaret jane njerez me bisht.Neveri te thelle per Evropen me ne krye te tilla prostituta…