Mësuesit, sistemi dhe Rilindja

redaktor

Gazeta Dita! Poezia e z. Duka e ditës së enjte, shumë e qartë dhe bindëse për zhgënjimin nga Rilindja, mezi e kishim pritur. Të lumtë o z. Arben Duka që po ua çjerr maskën këtyre që zunë karriget, vunë kravatat e nuk duan t’ia dinë për ne që po na soset durimi. Jam një mësues me mbi 30 vjet punë, i flakur në rrugë nga qeveria e kaluar për bindjet e majta. Kur shkon në zyrat shtetërore të Rilindjes, të thonë: keni dalë nga sistemi. Po 1 milion votat e shqiptarëve që e përmbysën atë sistem, ku shkuan?! Sinqerisht, turp për Rilindjen… Në sistem ka mësues që nuk dinë të shkruajnë dhe gjërat më elementare të mësimdhënies, pale për edukimin dhe formimin e përgjithshëm të fëmijëve nuk e kanë haberin fare. Zyrtarët dhe ekspertët e MAS që hartojnë ligje dhe udhëzime ta shikojnë mirë këtë problem; mësues në sistem e mësues jashtë sistemit, se po bëhet qesharake, kush është brenda e jashtë sistemit. Respekt, nga mësuesi.

 

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *