Eduart Ndocaj vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave.
Ai ka dhënë një tjetër intervistë, këtë radhë për Turjan Hyskën në emisionin “Oktapod”.
Pjesë nga intervista:
Këtë punën e kapeles, e ke menduat të hapësh dyqan, ta kthesh në trend?
S’do ishte keq se e shof që ka sukses.
Është xheloz Nardi se ja ke marrë qendrën e vëmendjes?
Jo mo Nardin se kaloj, është i pazëvendësueshëm
Do e bësh edhe Nardin të mbajë kapele tani, të identifikoheni si grup sherifash?
Po tani dy demokratistanë, dy kapele i kam.
Do shpenzoje ti para për bunga bunga si Berluskoni?
Paratë me bunga bunga janë të shpenzuara kot.
Ndihesh në siklet që s’ke shkollimin e duhur për në Parlament? Që s’ke mbaruar shkollën e lartë?
Unë kam mbaruar shkollën e mesme, kam edhe katër shkolla nga një vit, për zanatin tim, kurs i thoni ju por shkolla i thonë ata.
Ke menduar të bësh shkollë të lartë, juridik apo dicka që të qëndrojë me profilin se nesër pasnesër partia e Nardit parti fatlume është, të bie ministia nga qielli?
Një ndër presidentët më të mëdhenj në botë që ishte francez, me shkollë të mesme ishte. Unë kam pak më tepër se të mesmen,edhe bëri 12 vjet president ai…

kete ceshtjen e diplomes universitarie e keni shume gabim. Nuk ka ligj qe perjashton te padiplomuarit, biles pjesmarrja e nje pjese i ben mire demokracise. Tjeter pune se ky djali qenka koqe kandari qe pa vetedije po i jep oksigjen cinizmit te gazetareve.Ku eshte Cani i Zones se Lire, se atje diskutohet per kurva pa filtra fare. O Ndoc, hiq kapellot dhe mos fol fare more djale, ti qenke dhe demokristian.
O bobo? Nese ka Nardin per etalon, hajde vllai e na saldo karriket ne parlament.
500,000 EURO KISHTE DHENE MIKU PER FUSHATE.
A ARRIN DOT, EDHE SOCIALISTI ME I THEKUR TE BESOJE SE TANI KY MIKU DO TE MENDOJE PER VOTUESIT, APO DO PUNOJE PER TE “DALE NE PARA TE VET”
HAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHHAHHHAHAHAHHAHAHAHAHHA
O ka lek ky ashte qun I mire
Per te vendosur nji kolon(shtylle) disa metra te gjate mbi nji podium afer 1.5 – 2 m ne sheshin para pallatit te dimrit ne Peterburg u dha lajmi qe kush te japin iden me rrezultat vendosjet do shperblehet nga Cari i Rusise me nji shume rublash te majme.Ingjiniera e njerez me shkolle u perpoqen me shume zell.Po asnji fatkeqesisht nuk arriti te jape rrezultati.Sepse sa merrni per ta drejtuar,kolona rreshqiste.Kalon aty pari nji fshatar i pa shkolluem e thirren per ndonji mendim.Fshatari iu tha e vendos vete kete kolon por duhet te mesillni nji shume te madhe litarit dhe nji kazan me uje.Mbasi i lagu litaret deri ne ngopje.U tha qe ta terheqin per ta ngritur lart..Kolona nga atehere dhe sot ekziston ne ate vend,asht e vendosur per cudi pa kurrfare lidhje me materiale inerete apo saldime mbi bazen e podiumit.Ka kalue edhe furtuna lufte qe e kane mbuluar me thase me rere.Nuk ka levizur as centimin.Ne maje ka nji biqim skulpture te punuar me mjeshtri.Fshatarit i dhane ca rubla,i cili nuk dinte gje per tellalin.Keshtu mbaroi dhe vlersimi i atyre ingjinierve me shkolle te cilve u rroft diploma.
Ka dhe nji kuriozitet.Ngjarje e vertet ne Shqiperi,kur veq diplomes punon truni praktik.Nji vajze te re qe doni ti prenin kemben qe i kishte ngelur nji gjylpere ne pulpen e kembes.Kur iu sos dermani ndeshi pa dashje tek nji mjek kirurg.Si duket i fundit.Mbasi ia tregune historine dhe radiografine.Iu tha : Ma sillni vajzen ketu dhe nji magnet.I sollen vajzen.Cau me bisturi ne vendin e duhur.Vendosi magnetin dhe nxorri gjylpanen dhe shpetoi kemben.
Pra nuk asht vetem shkolla po asht dhe dituria natyrore e genit qe spikat ne momente te caktuara dhe rrezultative.
Cowboy -si ka te drejte.Do jet praktik ne proceset politike.Thjesht,bukur,rrezultat.
Z/Kallami
Shumë e bukur kjo: “Pra nuk asht vetem shkolla po asht dhe dituria natyrore e genit qe spikat ne momente te caktuara dhe rrezultative.”, sepse të grish për ta diskutuar. Së pari, vetëm kjo fjali nga i gjithë komenti yt mjafton për të dëshmuar se kush nuk bën shkollën 8-vjeçare, apo nuk e mëson mirë lëndën e biologjisë, e shkruan gabim fjalën “gjen”, duke e ngrënë “j”-në dhe duke e bërë “gen”.
Së dyti, sipas teje një i pa shkollë qenka më mirë sesa një tufë të shkolluarish?! Kështu thua zotrote? Këto përrallat me fshatarë apo të pa shkollë të tjerë, që arrijnë të realizojnë gjëra që nuk i bën dot as një tufë inxhinierësh, janë bejte të kohës së komunizmit, si në Rusi, ashtu edhe tek ne.
Tufat e maskarenjve, të horrave dhe katundarëve, që të gjithë të pashkollë, që kishin uzurpuar pushtetin në mbarë Evropën Lindore, sajonin ngjarje të tilla, sikur një i pashkollë ishte më i vlefshëm sesa të shkolluarit më të aftë, duke justifikuar kështu faktin se ata ishin të aftë për të mbajtur pushtetin që u kishin dhënë rrethanat e veçanta historike edhe pse me dijen si lidhte gjë, si dhe të justifikonin denigrimin, madje edhe persekutimin deri në vdekje, të intelektualëve. Nuk di ç’moshë ke, por patjetër duhet të dish për “kontrollet punëtore”, edhe në se je shumë i ri dhe ke lexuar diçka, përmes të cilave Enver Hoxha ua nënshtronte intelektualët injorancës së grupeve të krijuara me punëtorë kokëgdhe e analfabetë, për t’i mbajtur ata nën terror, si për t’u thënë që ju vërtet jeni të ditur, por mua kriminelit analfabeti nuk ma cenonin dot pushtetin, sepse unë në çdo kohë ju lëshoj në kurriz këta “qentë” e egër e të pashkollë.
Si thua sikur fëmijët a nipërit e tu t’ia lije një të pashkolluari që t’i edukonte? Në fund të fundit edhe nëse ky i pashkolluar nuk do t’u mësonte shkrim e këndim, nga përvoja e tij do u mësonte sesi lidhet trungu i pemës me litarë, në mënyrë që të bjerë në anën që i duhet fshatarit dhe përmes kësaj të dashurit e tu do arrijnë që të bëhen avokatë të mirë, t’ua kalojnë inxhinierëve, të operojnë zemrën, të bëjnë kalkulime të vështira matematike, të çojnë raketën në hënë, etj.
Ah mor kaubojs sa u tremba në fillim, sepse kujtova se kishe vetëm të mesmen, por ti paske bërë 4 kurse nga 1 vit, që ia kalojnë shkollës së lartë. Lum ti për kulturën e formimin dhe lum ne për kaubojs trimin…
Po pse cfare po na bejne deputetet me Arsim te larte qe kemi ne parlament , qe gjykoni kete si te pa arsimuar ?
Ky te pakten eshte nje bisnesmen i suksesshem qe cdo gje e ka haritur me zotesine e tij.