Përballja “e zjarrtë” mes Interit dhe Romës cilësohej si një sfidë me “aromë” titulli ndaj dhe në fund, triumfues dalin zikaltrit që për pak kohë do të mbajnë “spaletat” e kampionit.
Ndeshje e ekuilibruar, me ritëm, emocione, raste të pafund dhe nerva…por në fund fitues del Interi që triumfon në “San Siro” 1-0 falë golit të Medelit.
Roma është më afër golit në pjesën e parë, por Interi tregohet dinak, duke marrë avantazhin. Ekipi i Garsias vuan presionin, ndaj dhe nuk shfaqet i qetë në finalizimin e rasteve, të cilat nuk kanë munguar.
E gjendur në disavantazh, Roma shton presionin në pjesën e dytë, por sërish shpërdoron raste “të arta” që me pak fat mund edhe t’i jepnin tripikët në përballjen e kreut. Inter zgjedh të ruajë avantazhin, ndaj dhe në pjesën e dytë rastet janë me “pikatore”.
Bilbili i fundit ul “perden” e ndeshjes më të bukur të javës së 11-të të Serisë A, e cila me meritë të plotë fitohet nga Interi, pasi Roma këtë radhë ka rënë “viktimë” e presionit. Madje, verdhekuqtë e mbyllin me 10 lojtarë, pasi Pjaniç ka bërë “të fortin” duke u dënuar me të kuq.
https://www.youtube.com/watch?v=kwRUobuEOrA

nje inter me dinjitet qe mban vulen made in MACINI,i palodhur,i sakte, me intuite qe po e sjell kete ekip ne eliten italiane, dikur pjese e saj