Mos e lër nënvleftësimin për trupin tënd të fitojë terren !

anazapta

 

Pyetje Nr.1:

Doktor, kam dy vjet qe jam njohur me të dashurin tim. Ai vazhdimisht më bën komplimenta dhe sillet shumë mirë me mua. Problemi im është se më kërkon veshje intime të një lloji të vecantë, por unë kudo shikoj dhjamë në trupin tim. Dëshëroj shumë të vesh të brendshme seksi për të dashurin tim dhe të ndjehem mirë me veten, por nuk mundem. Çfarë më këshilloni të bëj?

 

Përgjigje: Loja për të joshur të dashurin, është një nga kënaqësitë më të mëdha kur je në marrëdhënie dashurie. Kjo dhe fakti që ai të bën komplimenta, tregon se marrëdhënia juaj është e fortë. Por, komplimentet e tij mund të mos jenë plotësisht të vërteta. Fjalët e mira që na  thonë të tjerët, duhen t’i pranojë jo vetëm mendja, por t’u besojnë edhe disa pjesë të trupit. A ke vënë re çfarë ndjen ti kur ai të bën komplimenta? A e ndjen se të pëlqejnë dhe u beson komenteve të tij positive lidhur me dukjen tënde të jashtme?

Ka mundësi që  ti ke vlerësim të ulët për veten, ose vlerësim negativ për dukjen tënde edhe tej situatave intime, në jetën tënde të përditshme. Po qe se është kështu, atëherë, problemi është ndryshe. Sot, si kudo në botë, edhe tek ne, të rinjtë jetojnë brenda një kulture ku  imazhi i bukurisë femrore përmblidhet, kryesisht, tek të qenurit gra të holla. Kjo është e përgjithshmja. Sot, kushdo pretendon se mund ta thotë se si duhet të duket “një grua ideale”. Por, duhet të dish, se vetëm fare pak gra, e arrijnë këtë standard, që duhet ta themi, nuk është universal.

Shumë njerëz marrin mesazhe negative nga vetja e tyre.  Këto mesazhe nuk fillojnë nga vetë ata.  Ato janë zëri i shoqeve të tyre, i familjarëve, i televizorëve, i  revistave dhe reklamave në billboardet. Ato janë zëri që vjen nga shumë imazhe që prodhojnë massmediet lidhur me bukurinë ideale, specifike, dhe të standartizuar. Sapo një person i pranon brenda vetes (internalizon) ndjesi negative për veten, për këtë person bëhet shumë e vështirë t”i largojë ato ndjesi,  veçanërisht, kur u lejon terren në mendjen e tij, atyre.

Tani ti dëshiron të dish se çfarë duhet të bësh për këtë? Bëhu më e mëncur.  Shumë psikologë mendojnë se vuajtja mund të largohet përmes mprehtësisë së mendimit. Ju duhet të kuptoni burrimin e shqetësimit tuaj, mënyrën si duhet të veproni në këtë situatë. Ju duhet të kuptoni mënyrën si influencon vlerësimi i ulët i vetes, mbi të tjerët. Sqarimi i këtyre gjërave brenda vetes, do të ndihmojnë të kuptosh kur kanë lindur këto ndiesi vetë-nënvleftësuese.

Psikologët mendojnë, se njerëzit çlirohen nga mendimet negative, kur i analizojnë këto situate që nga koha kur ato kanë lindur. Ju do të kuptoni se vlerësimi negativ për veten e ka origjinën jashtë jush dhe është i gabuar. Bëhu aq e mënçur sa të kuptosh vërtet se si të shohin të tjerët.  Duke bërë këtë analizë,  ti do të kuptosh se perceptimi negativ për veten,  ka qenë krejtësisht e gabuar..

Ndrysho mendimet e shtrembëra. Ka një terapi që quhet “cognitive behaviorale”. Kjo  është një mënyrë në të cilën psikoterapisti arrin të ndryshojë tek ju mendimin e shtrëmbëruar, ose vlerësimin e gabuar  për veten dhe për dukjen tuaj. Takimi me një psikolog është i dobishëm, kur shqetësimet janë të theksuara.

Ndrysho emocionet.  Çfarë ndiesi provon kur zhvisheni? A ndjen ankth? Turp? Frikë?. Çfarë emocionesh provon kur e imagjinon veten te veshur me diçka seksi për djalin tënd të zemrës?  Përpiquni të kuptoni emocionet që ndjeni kur ai u bën komplimenta. A ndjehesh e lumtur? E bezdisur? Dyshuese? Terapia do t’ju ndihmojë të zbuloni disa nga këto emocione dhe se si t’i ndryshoni ato. Ndonjëherë, vlerësimi negativ për veten, është shumë i fortë jo vetëm për gjëndjen emocionale, por ai zotëron edhe gjithë mendimin e personit.

Përpiqu t’i neglizhosh këto ndjesi. Disa  psikologë besojnë se duke ndryshuar sjelljet me vullnet mund të bëhesh më mirë. Përpiqu të bësh gjërat që dëshiron. Kjo do t’u “desensitizojë”, që do të thotë   se me kohë  ndjesitë negative do të bëhen më të dobta dhe mund të zëvendësohen me ndjesi positive. Ka shumë literaturë për imazhin e trupit dhe vetë-besimin. Po të kërkoni mund të gjeni shumë nga këto materiale. Konsultimi me një psikolog do të ishte i vlefshëm.

 

Shëndet e fat, Doktori.

Për DITA-n nga Nju Jorku

[email protected]

 

 

Pyetje Nr 2:

Doktor, kur jam i eksituar kam një lëng transparent që jam i sigurtë që  nuk është ejakulacion prematur. Kjo nuk është një gjë e re për mua, sepse më ka filluar shumë kohë më parë. Kam kuptuar se kjo gjë e shqetëson bashkeshorten time. A është kjo normale?.  A ka diçka që duhet të bëj për ta minimizuar, ose eliminuar këtë? Faleminderit.

 

Përgjigje: Lëngu që ti përshkruan ka mundësi të jetë i ashtuquajturi lengu para-ejakulator. Ky lëng del gjatë eksitimit seksual dhe është i qartë. Ky është sekretim mukoz  i gjëndrave të Coëperit dhe ai mund të përmbajë ose jo spermatozoide. Ky lëng vlen për dy qëllime: 1-Neutralizon  aciditetin e urinës në uretrën e meshkujve dhe  2-Bën lubrifikimin e uretrës, pra shtron dhe lehtëson rrugën e spermatozoideve. Ka edhe shpjegime të  tjera, më pak të besueshme, për këtë lëng, por bazuar në atë që ju shkruani, ka më  shumë të ngjarë që penisi juaj lëshon thjesht lëng pre-ejakulator të zakonshëm.

Burrat ndryshojnë lidhur me sasinë e lëngut pre-ejakulator. Ka burra që nuk kanë të tillë, ndërsa të tjerë lëshojnë vetëm një pikë, por ka burra që kanë një sasi të madhe lëngu. Të gjitha këto janë normale. Mosha, shkalla e eksitimit dhe zgjatja e lojës me anë të prekjeve, mund të kenë influencë në sasinë e lëngut pre –ejakulator të burrit.

Përderisa kjo është një situatë normale, pse mendon se vajza do të shqetësohet nga mënyra si përgjigjet trupi yt ?  A e ke pyetur ndonjëherë bashkëshorten? Unë mendoj se kjo, si dhe shumë gjëra të tjera që do të provoni gjatë marrëdhënies, mund të jenë arsye që ju të dy të diskutoni dhe mësoni më shumë për përgjigjen seksuale të trupave tuaja. Zakonisht, sa më konfort të ndjehesh me veten, aq më konfort do të ndjehet edhe partneria. Po nëse je i shqetësuar nga kjo, ti mund ta bisedosh problemin me një doktor. Ai do të të  sigurojë se nuk ka asgjë të keqe me « aparatin tënd hidraulik ». Ai do ta përcaktojë më mirë nëse tek ti ka ndonjë problem.

Sic e thashë edhe më sipër, ki parasysh se lëngu prespermatic përmban spermatozoide, pra është e mundur shtatzania. Ndaj përdorimi i kondomit sic e kam theksuar shpesh në këtë rubrikë timen në DITA do t’ju mbrojë juve dhe partneren tuaj nga një shtatzëni e padëshiruar, ose nga ndonjë infeksion. Përderisa nuk ka mënyrë për ta minimizuar këtë lëng prespermatik, është me vend ta pranosh praninë e tij.

Paç fat e shëndet, Doktori

Share This Article
1 Comment
  • Doktor! kemi nji vajze qe ka pesuar aksident automobilistik. ka mar goditje ne koke dhe i eshte demtuar nervi facial i fytyres, krahu i djathte. si dhe i eshte demtuar njeri sy, nuk e komandon dot. me qene se eshte deshira per t’u ber me nji femij te dyte,nuk e dime : a mund te kete pasoja vet nena? po femia? vajza nuk ka pesuar demtime ne tru dhe eshte plotesisht normale. ju lutemi na ndihmoni me keshillat tuaja. ju faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *