Ka vdekur në moshën 86-vjeçare Guenther Schabowski, ish-zyrtari i lartë i Gjermanisë Lindore. Ai mbahet mend si njeriu i cili aksidentalisht njoftoi për hapjen e Murit të Berlinit.
Historia nisi në një konferencë shtypi më 9 nëntor të vitit 1989, kur Schabowski tha para gazetarëve se kufizimet për udhëtimin e qytetarëve nga Gjermania Lindore tek ajo Perëndimore hiqeshin menjëherë. Kjo bëri që mijëra njerëz të suleshin drejt Murit duke e shembur atë.
Qeveritë patën planifikuar që njoftimi të bëhej të nesërmen. Më pak se një vit më vonë, Gjermania Lindore dhe Perëndimore janë bashkuar në një shtet, duke i dhënë fund ndarjes 45-vjeçare. /Dita/
