Ministria e Zhvillimit Urban thotë se lajmi i publikuar në media në lidhje me një lokal pa leje në ambientet e saj është i pavërtetë.
Ministria sqaron se ka nënshkruar para 30 ditëve, në zbatim dhe konform ligjeve në fuqi, kontratën me subjektin që do të administrojë lokalin që do t’i shërbejë punonjësve të kësaj Ministrie.
“Në kontratë është përcaktuar qartazi, se subjekti nuk do të çelë biznesin dhe ofrimin e shërbimit nëse nuk pajiset me kasë fiskale. Ju bëjmë me dije, se në asnjë ditë ky subjekt nuk ka ushtruar aktivitetin e tij brenda ambienteve të Ministrisë, duke funksionuar si kafene”, thuhet në reagim.
Ministria thekson se nuk ka ardhur asnjë kontroll nga Drejtoria e Tatimeve dhe “ky ambient nuk ka qenë funksional asnjë ditë, duke mos kryer asnjë aktivitet tregtar”. /Dita/
