FOTO/ Halluini sjell tre viktima në SHBA, njëri prej tyre shqiptar

Saimir Lleshi

Festa e Halluinit u përgjak në Nju Jork, duke lënë pas tre të vdekur, mes tyre edhe një shqiptar.

Ngjarja ndodhi kur një automjet shtypi tre viktimat. Shqiptar që ka humbur jetën është shtetasi Kristian Leka, 24-vjeç, ndërsa dy viktimat e tjera është një 10-vjeçar dhe një 65-vjeçar amerikan.

Mediat amerikane njoftojnë se ngjarja ndodhi në qytetin e Bronxit, kur një automjet po qarkullonte me shpejtësi, duke marrë përpara tre viktimat.

I riu shqiptar mësohet se humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të motrën, Fiona, vetëm 10 vjeç, e cila mbeti e plagosur në aksident.

“Kristiani u përpoq të shtyjë motrën e tij, makina doli shumë shpejt dhe ai e shtyu atë nga rruga. Ai e shpëtoi të motrën, por makina e goditi atë dhe ai hyri në mur. Koka e tij u shtyp. Unë nuk e di se çfarë e shtyu shoferin për ta bërë këtë” mësohet të ketë thënë xhaxhai i Kristianit. /Dita/

 

kris-leka

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *