Londër dhe Hong Kong, strehimi më i shtrenjtë në botë

Dita

Grupi bankar zvicerian UBS, thotë se tregu i shtëpive në Londër, ka krijuar flluskën më të madhe të çmimeve në botë. Raporti i çmimit të pronave ndaj të ardhurave, dhe ndaj qirave, ka arritur nivelet më të mëdha prej kohësh.

Banka zviceriane lajmëroi se çmimet e shtëpive në Londër janë bërë më të mëdhatë kundrejt të ardhurave familjare, në krahasim me çdo vend tjetër të botës. Më shumë se çdo metropol tjetër, qyteti përballet tashmë me një korrigjim të “konsiderueshëm” çmimesh.

Në indeksin e saj mbi flluskën e pronave të patundshme në Botë, UBS tregon se çdo qytet që kalon nivelin 1.5 pikë, ndodhet në rrezik. Londra ka nivelin më të lartë në 1.88, duke u ndjekur nga Hong Kongu prej 1.67. Sipas të dhënave zyrtare, çmimi mesatar për një shtëpi në Londër, është rritur në 500,000 paund. Ndërsa për Hong Kong­un, ekonomistët thonë se një apartament 60 metra katror, tejkalon buxhetin e shumicës së njerëzve që punojnë në sektorët me kualifikim të lartë të shërbimit. Çmimet reale të shtëpive, pas përshtatjes me inflacionin, janë rritur me thuajse 40% që prej fillimit të 2013­ës në Londër. Kjo e bën Londrën një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

Kërkesa për prona në Londër është nxitur kryesisht nga investitorët e huaj, megjithatë edhe blerësit vendas kanë kontribuar në rritjen e çmimeve. Banka zviceriane thotë se New York, Boston dhe Chicago, janë ndër qytetet me më pak rrezik për një flluskë të çmimeve për shtëpi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *