Visar Ymeri: Në Parlamentin serb ka kriminelë lufte

Dita

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kërkon pastrimin e Kuvendit të Serbisë nga kriminelët e luftës.

Në një postim në “Facebook”, Ymeri i referohet dosjes së quajtur “Operacioni ‘Reka” të përgatitur nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila jep dëshmi për përfshirjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë, Momir Stojanoviç, në masakrën e Mejës në Gjakovë.

“Sot Stojanoviç është deputet nga radhët e partisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimeve të Sigurisë”, shkruan kreu i Vetëvendosjes.

Sipas tij, partia e Vuçiçit, që mban njerëz të tillë në parti e Kuvend, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e denjë për të dialoguar me ta, e aq më pak t’u plotësohen kërkesat në formë “Zajednice” në Kosovë.

Share This Article
3 Comments
  • Filloni dekrimnalizimin ose shqip pastrimin e parlamentit nga kriminelet ! Ha…ha…ha. Jua sjellim Lu-ne aty , pa merak !

  • Po, ju me qene ne vete e pastroni “Kuvendin e Kosoves” nga UDBASHAT E KOSISTAT “shqiptare”, qe po i nderrojne rolet dhe vendet sipas interesave te tyne personale e familjare!!!
    Faqet e zeza te shqiptarise! Pastronie shtepine dhe oborrin tuaj, per te dale pastaj n’kojshi, se n’ shpi berllog deri n’tavan e po flas per tjeter shpi, kjo s’ka kurrefare njerezie as pi uje ne asnje shoqeri!!!

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *