Shorteu 1 Nentor 2015
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Tiranë dhe Shkodër, ku secili prej fituesve siguron nga kompania e Telebingos plot 559,185 lekë. Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14,694 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 341 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 980 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mijëra fitues i janë bashkuar dhuratave dhe çmimeve të mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe në shorteun e ditës së djeshme. Shumë prej të përzgjedhurve në lojën telefonike, krahas çmimeve të fituara me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, kanë mundur të shfrytëzojnë edhe shansin “2 herë fat”, për të dyfishuar çmimet e fituara. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet së pari në kryeqytet, ku fituesi ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Volswagen Up”.
Ndonëse nuk ka goditur në shenjë këtë çmim, familja e përzgjedhur ka siguruar nga Telebingo shqiptare plot 60,000 lekë. Kimete Deda në kryeqytet ka vijuar të luajë me tej me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe është shpallur fituese e shumës prej 35,000 lekësh. Por, me shansin “2 herë fat”, Kimetja ka mundur të dyfishojë në 70,000 lekë shumën e fituar në Telebingo. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike.
Kësaj here bëhet fjalë për Ajlën, familja e të cilës ka siguruar nga përzgjedhja e dy zarfeve më të preferuara 40,000 lekë. Loja është ndalur më pas në qytetin e Elbasanit, ku Myzejeni me përzgjedhjen e bërë ka fituar shumën prej 40,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të radhës.
Albi, me shansin e dhënë nga Telebingo nëpërmjet lojës “2 herë fat” ka siguruar plot 70,000 lekë. Familja sarandjote ishte e fundit që ka tentuar edhe një herë të gjejë se ku fshihej makina. Por, me përzgjedhjen e bërë është shpallur fituese e shumës 40,000 lekë. Emocione të shumta në shorteun e Telebingos Shqiptare kanë sjellë edhe fituesit e shorteut të kaluar, të cilët janë paraqitur për të marrë çmimin e madh, si dhe çmimet e tjera të fituara në lojën telefonike.
Larmishmëria gjeografike e fituesve është pasur edhe më tej, me të përzgjedhurit e shortit për çmimi e madh të javës, që kësaj here ka mbërritur në vlerën e 1.118,370 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Tiranë dhe Shkodër, ku secili prej fituesve siguron nga kompania e Telebingos plot 559,185 lekë. Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14,694 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 341 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 980 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

