Singapori i pari në listë, Shqipëria e 38­ ta për nga vendet më të shëndetshme në botë

Dita

Singapori është vlerësuar si shteti më i shëndetëshëm në botë, sipas një liste e cila ka renditur 145 vende duke përdorur të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara. Si vendi i dytë i shëndetshëm është renditur Italia e ndjekur më pas nga Austria.

Ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e 38 duke marrë në konsideratë faktorët e testuar. Rezultati shëndetësor është i bazuar në faktorë të tillë si jetëgjatësia, cilësia e jetës dhe shkaqet e vdekjes. Rreziku shëndetësor është bazuar tek faktorëve të cilat mund të dëmtojnë shëndetin, si përqindja e të rinjve që pinë duhan, numri i njerëzve me kolesterol etj. Amerika e Veriut dhe e Jugut nuk kanë mundur që të listohen në 20 vendet më të shëndetëshme dhe të njëjtin fat ka patur edhe Britania e Madhe e cila është renditur në vendin 21.

Izralei është renditur i gjashti në listë duke shënuar të vetmin vend të Lindjes së Mesme në 10 vendet më të shëndetëshme. Vendi më pak i shëndetëshëm është regjistruar shteti afrikan Swaziland, njëkohësisht shtetet më pak të shëndetëshme janë në Afrikë. Ato janë Lesoto, Republika Demokratike e Kongos, Çadi dhe Mozambiku. Ky studim është një udhëzues i dobishëm për politikbërsit të cilët mund të përdorin praktikat e vendeve më të shëndetëshme për ti aplikuar në vendet e tyre.

Studimi gjithashtu zbuloi një rritje globale të konsumit të ushqimit të shëndetëshëm si fruta dhe perime. Por kjo u tejkalua nga rritja shqetësuese e konsumimit të ushqimit jo të shëndetëshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *