Hallouini i fundit ishte i mbushur me ide të bukura maskimi, por ajo e një grupi të rinjsh në Nju-Jork bëri që shumë kalimtarë të kthenin kokën të habitur. Ata sollën në rrugët e qytetit Aladinin e përrallave së bashku me qilimin e tij fluturues.
Veshja si djaloshi i përrallës së xhindit u kombinua me teknologjinë, falë së cilës u realizua edhe qilimi i kuq që “fluturoi” në rrugë.
Një platformë e qëndrueshme e kontrolluar me telekomandë u mbulua me një qilim të vogël të kuq për të krijuar efektin e përrallës.
Ideja e djemve të “PrankvsPrank”, të cilët kanë një kanal në “Youtube” ku hedhin herë pas here videot e tyre me rrengje, kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e njerëzve në rrugë.
https://www.youtube.com/watch?v=r5uoHSt6eC8
