Lorik Cana përplaset me tifozin që e shan (VIDEO)

Dita

Është publikuar video e përplasjes së Lorik Canës me tifozin që e sulmoi me fjalë atë, pas ndeshjes Nantes – Marseille.

Cana u përshëndet me ‘ultrasit’ e Marseilles, ndërsa ky veprim nuk i pëlqeu aspak një tifozi i cili e ofendoi mbrojtësin shqiptar.

Pas kësaj Cana u nis në drejtim të tifozit për tu sqaruar me të, ndërsa u deshtë intervenimi i sigurimit për ta evituar një përplasje të mundshme, pasi Cana nuk ndalej as nga bashkëlojtarët e tij.

Sipas mediave franceze, ky hidhërim i tifozit është për shkak se dikur Lorik Cana ka qenë një ndër lojtarët më të pëlqyer te Marseill dhe adhurohej nga tifozët, që këta të fundit e kanë marr si ofendim kalimin te Nantes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *