Calais është një qytet francez i famshëm për shkak të pritjes së emigrantëve dhe që ndodhet në breg të detit.
Por këtë herë në port kanë ngecur 10 balena, ku 6 prej gjitarëve kishin ngordhur. Zjarrfikësit dhe anëtarët e Lidhjes për mbrojtjen e kafshëve, kanë tentuar që të shpëtojnë 4 të tjerat që kishin mbetur gjallë.
Të gjitha balenat janë dërguar në det, por vetëm tre prej tyre mbijetuan. “Bëhet fjalë për një familje të tërë.
Ka gjasa që mashkulli dominues i familjes të ketë ngordhur në thellësi të detit dhe që pjesa tjetër e ka shoqëruar deri në breg të detit”, shpjegon eksperti Jacky Karpouzopoulos.
