Ka mjaft njerëz që janë të pakënaqur me qeverisjen Rama. Disa më shumë, disa më pak. Njëri nga këta të fundit, jam edhe unë. Mund të jetë gjithësecili nga ne që kemi pritur më shumë nga reformat e premtuara, nga ai hopi që do të kishte, në mos e tërë ekonomia, të paktën një pjesë e saj.
Mund të jetë secili nga ne që kemi pritur se, përmes qeverisjes së tij me dorë të fortë ndaj krimit, do të ketë më në fund Shqipëria precedentët e parë të ndëshkimit të një niveli të lartë, dhe jo të berberëve apo hallexhinjve që kanë përditësuar punën e tyre për kafshatën e zakonshme.
Kjo ndodh me të gjitha pritshmëritë, aq më tepër kur ato vijnë pas zullumeve të pashoqe që bëri qeveria Berisha në tetë vitet e pushtimit të saj administrativ, ekonomik, financiar, mediatik e politik.
Në Kosovë ka mjaft njerëz të pakënaqur me qeverinë Mustafa. Në të vërtetë shkaqet janë të disafishta, dhe njëra prej tyre, marrëveshja e fundit për krijimin e asosacioneve të komunave serbe apo kufiri demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, janë të mjaftueshme për protesta të mëdha.
Por, protesta në rrugë, përmes së cilës tundet e shkundet një qeveri e brishtë, dhe jo vezë, gaz lotsjellës, piskama fëmijësh, ndjekje zyrtarësh.
Fryma e parlamentit të Kosovës zbriti edhe në një shesh të Tiranës, e ku ta dish, ndoshta një ditë të ardhshme, mund të ketë një adresë tjetër. Sebepi i hedhjes së vezëve drejt makinës kryeministrore ishte shumë më i pakët se kauza që ka opozita në Klosovë, por sidoqoftë, skena u përsërit thuajse identike, e për të qenë sa më e njëllojtë, nuk munguan edhe aktivistët e Vetëvendosjes, si një dërgatë gurore, për të thënë edhe ata fjalën e tyre.
Lëvizja “Për Universitetin” e gjeti më shpejt nga sa mund të ishte menduar përkrahësin e saj. I paepur në qëndrimin e tij antikomb e antishtet, Sali Berisha, i frymëzuar nga vezët, bëri thirrjen e parë për t’u ngritur në protesta. Më tej, rektori i Universitetit, Dhori Kule, po ashtu, e tha “ fjalën” e tij në të gjithë këtë mesele, dhe ky Dhori, në disa shfaqje të tija politike ka qenë e mbetet pinjoll i Shqup-it të djeshëm e të sotëm.
A ka vend në Shqipëri për protestë? Sa të duash dhe sa herë që të duash. Shqipëria është sot vendi ku krimi i djeshëm gjallëron bashkë me politikën e sotme, dhe ndaj saj duhet protestuar.
Shqipëria është vendi ku vjedhja e djeshme, në përmasa fantastike financiare, është bërë bunkeri i atyre që prosperojnë. Një brez i ri, ndoshta me vizione më të mëdha se studentët e sinqertë të vitit 1990, shikojnë tronditshëm se si thyhet ëndrra e tyre dhe heshtin. Duhet të protestojnë, sidomos kur shohin se si zyrat bankare, kabinetet e administratat mbushen me bij e bija politikanësh, shpesh herë pa asnjë meritë veç gjoksit të prindërve. Dhe nëse ky brez nuk proteston për këtë devijueshmëri të vizionit, i cili vjen nga shteti, atëherë lirisht mund të themi, se mirë ia bëjnë.
Shqipëria është vendi ku krime të mëdha, politike, njerëzore e financiare, janë kopsitur. Dosjet e mëdha të 21 janarit po zhduken; krimi në Gërdec, qoftë edhe ndaj atyre fëmijve të vegjël që punonin si ‘dikensat’, skllevër, është harruar; humnera financiare ka kaluar në kohën e shkuar, veta e tretë, shumës, pa autor dhe pa lukuninë që e përgatitën. Ndaj, duhet të protestohet.
Shqipëria është vendi ku qeveritarët e rinj po na kujtojnë ata që shkuan, me haraçet e tyre, skotën pas vetes, levantizmin e maskuar, me humbjen e personalitetit, dhe ndaj tyre duhet protestuar.
Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ndodh. Njerëzit janë të heshtur, shohin hallet e tyre, dhe kur vetëm u troket dera, kujtohen se mund të kishin bërë diçka.
Por, kjo e gjitha që po ndodh, nuk ka lidhje me atë që mund të pritej.
Është një skenar i përgatitur me kujdes, që ngadalë ngadalë, po zbret gjithnjë e më shumë drejt jugut, po merr përmasat e një lëvizjeje thërmuese, pa ndërtuar asgjë; ajo po shndërrohet në një synim politik për të përmbysur atë që është bërë dhe për të ndaluar atë që mund të bëhet.
Shpesh herë shkujdesja ka qenë fatkobi i shqiptarëve. Ata e kanë parë shkujdesshëm ngjarjen që ka rrjedhur mbi fatin e tyre, e po ashtu, si nëpër jerm, kanë ndjekur atë rrugë përmes së cilit i ka çuar i pari i tyre. Të kemi të bëjmë në këtë rast thjesht e vetëm me një shkujdesje?
Është më tepër se kaq. Sinjalin e parë për të destabilizuar shtetin e dha presidenti i shtetit, Nishani. Deklarata e tij e përsëritur se ai, e përmes tij edhe familja e tij, janë përgjuar, ishte thirrja e parë për të synuar përmbysjen e një shteti që synon të vendosë diktatin edhe mbi të parin e shtetit. Pa asnjë provë, qoftë dhe minimaliste, thirrja e tij ishte si një alibi për të mbrojtur atë që mund të ndodhte.
Sinjalin e dytë, si është pritur, e dha shefi i opozitës, i cili, me krekosjen e budallait politik, deklaroi se do e tërheqim zvarrë Edi Ramën. Një shef opozite, që ka pas krahëve tri nga ngjarjet më të rënda të dhjetëvjetëshit të fundit; zhdukjen e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit, dhurimin e detit për një puthje Bakojanis dhe vrasjen e katër demonstruesve, në se do të ishte në cilindo vend të perëndimit, pas një deklarate të tillë do të përballej me drejtësinë. Qoftë edhe thjesht për kanosje e destabilizim.
Pas tyre qëndron hija e Berishës dhe fryma e tij. Sido që të thonë, ai, Berisha, është në veten e tij; ai nuk ka dalë nga ajo dëshmi që solli në politikën shqiptare; përmbysjen e shtetit dhe vendosjen e ligjit në këmbët e turmës. Ai është në të drejtën e tij kanibaliste, pasi shteti rilindës nuk ka këllqe të kuptojë një të vërtetë fare normale: e keqja e një shteti duhet përjashtuar nga jeta politike, si një e mirë e domosdoshme.
Kujt i intereson destabilizimi i shtetit shqiptar?
Në një shkrim të ardhshëm do të mund të shkruajmë për liderë jashtë këtij shteti, por bashkëkombas, të cilët, ndërsa thirren në valën e madhe të atdheut, frymojnë përmes parave që vjnë nga stepat dhe nën çallmën e radikalëve islamë.
I mbështes protestat. E kuptova atë gëzimin që gjallonte tek disa të rinj të porsaliruar nga arresti disa orësh, si të kishin fituar një çështje të madhe. E kuptova se ata, ndoshta më shpejt se të tjerët, e kishin kuptuar se shteti nuk ka këllqet për të vendosur ligjin dhe se, përmes këtij ligji, do të ndjeheshim të gjithë të barabartë.
I kuptova dhe ndjeva hidhërimin e një njeriu që, edhe pse e di mirëdilli se si do të shkojnë punët, trishtohet sepse, “fitorja” e disa orëve e një grupi rinor vezak, do të krijojë iluzione të dëmshme tek vetë ata.
Interesat e njerëzve mund të bien në ujdi, por jo ndërgjegjet.

Artikull patetik militantesh…si puna e asaj: edhe pa drita rrime mjafton partia te jete e bashkuar…
Fakti I renies drastike te ekonomise, I arrogances dhe paaftesise te qeverise rama, favorizimit te te njejteve njerez qe me berishen, fundosen ekonomine…korrupsionit galopant ne shqiperi nuk kane nevoje per nje pikeveshtrimi “zbutese” ndaj kesaj rradhe jam me çdo veze qe tregon deshtimin e kesaj Eksperience me “rilindjen” dhe nevojen per ndryshime thelbesore..
Ky Elio eshte me mungese intelekti! Neqoftese nuk e kupton artikullin mos komento! Berishistet dhe Berisha e shkataruan kete vend te mallkuar!
Te vjen keq babam…ty edhe ketyre megallomaneve te paafte dhe hajdute…Nuk jam Berishist apo ku di une se c’fare..sot ai qe mban berishen eshte rama dhe ca plehra si ju..po te mos kishte rama frike dhe vizion, sot berisha do te ishte pas kangjellave te burgut..Po rama e Ruan per te na thene: o mua o kete..dhe e di qe Berisha eshte me I qelbur se vete ai…mbajtja e Berishes ne krye te opozites eshte nje krim qe rama po’ I ben shqiperise..sepse çdo opozite apo kundershtim do te targetohet si berishist..
Rama po vijon ne gjurmet e Fatos Nanos, qe ngriti nje sistem koruptiv dhe koruptues, klientelist dhe oligark, e ne çdo rast kritikash ndaj tij na trembte me “rikthimin e gogolit Berisha”…Reformat dhe reformimi i ketij vendi te tollovitur udheve pa krye te tranzicionit, kerkon jo vetem vizionar por edhe njerez te vendosur dhe jo gjysem te tredhur ose te zene ne afera te ndryshme…E majta e sotme e ka lluksin te kete ne gjirin e saj plot individe te tille, qe fatkeqsisht jane lene ne hije ose larg shtetberjes, duke favorizuar ata qe dikur e kishin gelltiur “lugen e qelbur” te aferave korruptive…Uroj qe Rames ti dale gjumi dhe ilaçi i vetekenaqesise”!…Ne mos, ne qafe paste veten dhe ne te tjeret qe i veme pas!
Berisha duhet te qellohet me topamuti…Lulashi me kakerdhi miu…
SI GJITHEMONE SHKELQYESHEM QE SJELL PESIMIZEM PER TE ARDHMEN
Bravo, nje shkrim qe te qeteson dhe shume i sakte.Mos u perdorni o te rinj se nuk fitohet e drejta me hile!!
Shpresa te medha u varen te kjo qeveri, pas rrenimit te kaluar. Mendohej se do te behej drejtesi dhe ne qender te zhvillimit do ishin njerezit e thjeshte dhe do te vleresohej meritokracia.
Do te kishte konsultime me grupet e interesit per menyren e qeverisjes. Kjo nuk po ndodh. Shteti ndodhet ne nje distance te madhe nga individi i cili e ka votuar. Vepron me instikte qe ne te shumten e rasteve jane te rrezikshme. Vazhdojne tenderat dhe vjedhjet ne cdo cep te Shqiperise. Normale qe nuk do mbetet me per njerezit. Vazhdojne veprimet ” ne emer te popullit”. Vazhdon qeverisja farefisnore. Thjesht jane nderruar krahet. Kusherinjte e ministrave dhe drejtoreve bejne namin ne cdo cep te Shqiperise.
Fatkeqesi e madhe per kete komb. I vuajtur historikisht dhe i tradhetuar nga keta fare politikanesh. Sot me keto resurse duhet te ishim vend per tu patur zili, por eshte katandisur ne nje vend ku njerzit duan te ikin nje kohe e me pare.
E keqja me e madhe eshte se nuk ka alternative.
Nje opozite inekzistente e cila lundron mes lluksit te 8 viteve qeverisje. Kush eshte ai qe do te votonte per 21 janarin, gerdecin perseri dhe po te rrezohej kjo qeveri.
Kjo Shqiperi u provua qe eshte shume e madhe per supet e Rames.
Mjere ne!
Kjo ,Shqiperi, e mjere eshte rezultat i botkuptimit shqiptar! Te tere duan te vjedhin,qe nga arixhiu ,kosovaret,gjyqtaret ,prokuroret deri tek politikanet ! Po te gjithe ama! Te gjithe duan t’i zgjidhin problemet me sekser dhe jo me ligj! Eshte nje kulture qe te vret! C’mund te beje Rama dhe kjo qeveri ka kunder tere shoqerine shqiptare te inkriminuar! Ka kunder Berishen dhe Meten dhe langojne e tyre! C’mund te beje Rama kur Shqiperia s’ka patur kurre shtet dhe te gjithe mendojne si te pasurohen brenda nates! Vjedhje eshte kthyer ne gjakun e shqiptarit si ajri!
Per mua komenti i TJ eshte me i sakti. Pyetja qe ai shtron eshte domethenese: çfare mund te beje Rama kur te gjithe duan te vjedhin?! Dhe çfare mund te beje Rama kur nje pjese e establishmentit politik eshte kunder tij, duke filluar nga presidenti dhe duke perfunduar te kryetari i parlamentit?! Neqoftese i japim pergjigje ketyre pyetjeve ndofta mund ta kuptojme me mire situaten. Se tani verej se me “te pakenaqurit” ndaj reformave te Rames jane ata qe kane votuar gjithe jeten per Berishen?! Ata na qahen sot me shume se gjithe te tjeret, sepse paskan pritur shume me teper! Pra duhen sqaruar gabimet personale te Rames dhe pamundesise konkrete per te ndermarre reforma me te thella. E gjuajten me veze Ramen se mbylli me dhjetra fabrika dipllomash! Beri mire a beri keq?! E shajne Ramen se kerkon qe te paguhet drita dhe uji?! Eshte mire apo eshte keq?! A mundet Rama sot te nxjerre para gjyqit Berishen, Bashen etj etj, kur edhe Fullani doli si koqja e fikut i pafajshem?!
Por une nuk e shfajesoj qind per qind Ramen. Psh qeveria e tij nuk ka peshe me ato çupelina dhe playboy-t qe ka marre nga rruga apo nga bashkia. Ky eshte faji i tij. Rama nuk justifikohet dot se perse ka lene pas dore anetaresine dhe militantet e PS-se, qe i dhane fitoren. Qe luftuan, u perndoqen dhe sakrifikuan deri ne fund. Nje tjeter e mete themelore e Rames eshte se duket se e ka marre si shume lehte postin e kryeministrit. Kudo qe shkon si kryeminister na hap edhe ekspozita pikture, sikur po i rruhet ndonjerit per to! Dhe me kryesorja, Rama me fodullekun e tij nuk ulet tu spjegoje njerezve se çfare ka bere deri me tani, çfare nuk ka pasur mundesi te beje, çfare mendon te beje ne te ardhmen per rritjen e mireqenies, punesimin etj etj.
Pra une mendoj qe t’i japim cezarit ate qe i takon cezarit, dhe zagarit ate qe i takon zagarit.
Dhe une do t’i kthej pergjigje “Karakterit, me nje pyetje: Po cfare mund te beje Rama kur dhe vete raa kerkon te vjedhi?
O gazeta po lejoje komentin.
Lejo te parin, qe ishte afersisht si me posht.
Boll Bedri se na merzite gazeten. Mos shkruaj prap. boll se na lodhe.
Le te shkruaj nje tjeter.
PO TE BESOSHE SE DO BENTE SHTET TE MASHTROSH NUK SHTYET ME TI JAPESH FRANGAJT E DELIJORGJIT LEJE DHE TE TJERVE TI VESH TRITOLIN PER TE GENJYER VETEN SE POPULLIN NUK E GENJEN DOT ME O I MJERE
Ore, kaq naive dhe e pavemendshme eshte politika dhe mediat ne Shqiperi? Disa dite me pare, armiku me i perbetuar i popullit shqiptar, superagjenti, njeriu me i zi qe pjelle deri me sot nena shqiptare, kryekrimineli Sali Berisha diabolokisht thoshte qe ne kete dhjetor do te kemi zgjedhje te parakohshme.
Ky perbindesh, qe e ka deshmuar dy here te tjera ringritjen, natyrisht kurresesi per interesat e popullit (se popullin, jeten reale te tij na e tregoi pjeserisht mbreme Marin Mema ne Gurakuq te Librazhdit, ne mesjeten e shek. XXI) pas rrezimit te tij spektakolar ne 2013, s’ben asgje tjeter, absolutisht vec thurjes se planeve agjenturore e armiqesore, antikombetare per ta kthyer ne fatalitet te ketij populli rikthimin e tij triumfues, qe do te ishte TMERRI ME I MADH I TE GJITHA KOHRAVE PER FATET E SHQIPERISE. Kesisoj ne deklaraten e manekinit te shkerdhyer, Lulezim Basha shpejtoi te nxirrte PD jashte ketij aksioni guerrilas, i cili mund te behej edhe ne Elbasan ne ndeshjen me serbet, kudo. Perbindfshit i duhet lajmi, qofte deh nje veze pellumbi, pasi ky malok i ndyre, ndyresira e te gjitha ndyresirave, e di se si formohet orteku, me nje grusht debore. Do te formoje ortekun e “revolucionit demokratik”, te risjelljes se antishtetit, rrumpallhanes ne Shiqperi. Rikthimi i tij (mos o zot!) ka te ngjare t’ia kalojme Sirise per azilkerkues dhe europianet e qelbur te tjerrin muhabet, ta inkurarojne etj. Magioranca perballe ketij pragu fataliteti duhet te gjeje e [perdore te gjitha mjetet per te ia prere rrugen ketij Perbindshi. Neser do te jete vone. Me s’do te kete Shqiperi, po nje rrengalle e rrumbpalle, sic cohen kepucet te kepuctari.
Dhente e dhite e Zeros kesmeti i Hasan Qeros ? Luftuan socialistet dhe majtistet ndersa frytet e fitores i gezuan antisocialistet e antimajtistet me Ramen ne krye !? U mbush PS dhe qeveria e saj me njerez pa ngjyre e pafytyre. Roza u be mavi dhe Gramozi rri. Zeri i Popullit u zhduk dhe lulezoi 55-sa e fahri slabinjes. Dhe populli i majte pret rezultate ! Nga kush ? Nga ata qe nuk e kane fare ne hesap e ne llogarite politike ? Nga ata qe moralin politik e kane te djathte ? Endrra me sy hapur ! Tung 1
Më thoni, o njer’z-kena tre alternativa qeverisëse,… Saliu+ Lulin, Edi Rama, dhe Ilir Meta.Unë s’shikoj tjetër qasje. Kë do të zgjidhnit ju në këtë rast? Mendoj se Edi është e keqja më e vogël, ndërsa Saliu e keqja më e madhe. Apo t’a ndajmë Shqipërinë tre copash e të na drejtojë, serbi, greku e italiani? Në horizontin tim unë nuk shikoj asnjë alternative tjetër qeverisëse.
I nderuar z. Islami!
Me respektin maksimal per ju dhe kontributet tuaja, jam i mendimit se kjo lloj proteste nuk perfaqeson vetem nje zhgenjim ndaj nje personi, por dicka me te madhe. Ajo perfaqeson nje BRENGE, prej njerezish qe protestojne jo prej Sali qelbesires, por kunder nje standarti qe ai e futi ne realitetin shqiptar. Dhe kjo BRENGE eshte kombetare. Ne te perfshihet edhe praktika korruptive ne Kosove, edhe ne Maqedoni e me tutje. Kjo eshte protesta e njerezve te ndershem. Nese nje kauze proteste eshte e ndershme, kjo nuk mund te hidhet poshte sepse Sali Berisha mund te tentoje ta perdore ate. Perkundrazi, ne vetvete, nje kauze e drejte proteste sherben edhe kunder vete Berishes dhe maskarenjve te cetes se tij, dhe ata e dine mire kete. Pra, ne nuk mund te tolerojme me standartin e Saliut me arsyetimin se te protestuarit ndaj ketij standarti mund te perdoret prej tij!
Me respekt!
E di qe kurre nuk mund te fajesohet populli (kombi); Ai gjithmone ka te drejte, por edhe poeti I.Zhupa ka te drejte po ashtu ama, kur nga shpirti i del klithma:
…Kombi im/të kam komb në fyt,
as të vjell dot/ por as dhe të gëlltit!
Na ishte njè herè nje dordolec,
qè fliste shumè pèr drejtèsi dhe RILINDJE, pèr shtetformim dhe mospasje mandati pèr tè falur krimin. Fliste aq bukur saqè i bènte konkurencè edhe zèrit tè èmbèl tè bilbilit. Njerèzit e gjakosur , vjedhur dhe pèrçudnuar nga malokèria Viçidolase, i besuan dhe tè rreshtuar nè kutitè e votimit, dhanè 1 milion vota pèr tè.
Mirèpo dordoleci nuk del dot nga lèkura e tij. Nè vend qè tè bènte atè qè kishte premtuar, ai filloi tè kafshonte dorèn 1 milionshe qè e “kishte pèrkèdhelur” nè kutitè e votimit. Aq i kafshonte, saqè nga plagat e marra, asnjè prej tyre nuk dèshironte ti bèhej pèrkrah, kur malokèria shkatèrruese dhe kriminele, iu vu pas pèr ta goditur.
Edi Rama u godit dje me vezè, pèr njè çèshtje qè pèrfaqeson vetèm majèn e ajsbergut tè problemeve tè qytetarève tè kètij kombi. Nèse çdonjèri nga ne, qè i dha votèn, do bènte tè njèjtèn gjè nè shenjè proteste pèr dordolecine e tij, Shqipèria nuk do kishte vezè mè pèr 1 vit.
Ata qè kèrkojnè autorèsinè e vezèhedhjes tek malokèria shkatèrruese, gabohen rèndè. Ashtu siç gabohen rèndè kèlyshèt e serbit, nè shtèpinè SHQUP. Ora juaj ka mbaruar me kohè, o gojore tè Viçidolit.
Shqiptarèt e kanè me dordolecin kètè herè. Ai èshte autori i vezèhedhjes, me tradhtinè qè i bèri gjakut tè 21 Janarit.
po cfare proteste! Edhe “trima” edhe nuk duan te shkojne ne komisiariat! Pa provo te qellosh komshiun me veze pa ne mos te gjakos, te sjell policin dhe direkt prangat. Eshte sulm fizik, edhe ai mielli Sales dikur, prape eshte sulm fizik dhe denohet pavaresisht se objekti mund te meritoje ato dhe me shume. Ne ate rremuje dikush mund te hedhe edhe nje gur, se nuk merret vesh… kjo eshte protesta!!!!! Duhet dinjitet qe protesta te kete efekt. Me mire te behej nje dordolec me emrin e politikanit dhe te qellohet ai ne ndonje shesh qe mund te quhet “Muri i Turpit” shoqeruar me pankarta apo fjalime sesa te behet kjo gje. Pastaj protestoni njehere per shtet pastaj per interesin tuaj personale nese doni te jepni imazhin e rinise qe kerkon politike ndryshe – psh. kerkoni qe ligji te veproje pa dallim… ky eshte problemi.
Eshte koha qe ta heqim vezen e prishur nje krye te qeverise se Po qelb gjithe vendin.Sa per mikun tone Sali mendoj se nuk ka deshire per tu kthyer nje qeveri.Ai I zoteron te gjitha pushtetet Dhe Rama Po zbaton programin e tij.Ngerdheshjet e Saliut jane sa per te bindur budallenj te se saliu po ben opozite e kerkon pushtet.
Ne fund te fundit Rama me Saliun nuk ndryshojne dhe sherri I tyre eshte nje loje teatrale.
Populli don mireqenie dhe Jo Sa te gjate e ka Balla dhe horrrrrri nje krye te qeverise
shoku Islami
sherrin e kerkon dhe ja pame sherrin vetem partise jote
qysh kur futi tutoret ne lista e ne parlament
vetem kaq do mjaftonte qe tu marrin zvarre ,tjetersuat voten ,kjo eshte antidemokratike
antikushtetuese ,antiligjore dhe sidomos ANTINJEREZORE
kafshe keni qene dhe shtaze u trasformuat
sherrin e kerkone paria jote , afera e CEZit ,do mjaftonte te zhdukeshit nga faqja e dheut
sherrin e kerkon ,ate destabilizimin qe e harron keshtu rastesisht ti ,baba Taku
cfare u be me letren e baba Takut ??? normale te duket qe paria jote qeveris dhe zbythet
sa here nxjer vidio porno haleati i juaj ? normale te duket qe shpif kryetari i komisionit te sigurise te vendit ??? kush ja mbylli gojen Alida Hyskut ? kush e solli te deshmonte ??
si puna e Tonit te Kombinatit …..
normale te duke per Shkodren qe e ke aq per zemer ,kur zemer nuk keni
Agron Cela , deputeti i juaj i implikuar me dokumenta qe ka marre miliona nga DIA
ti zhgaravinashkruajtes , nuk te nxiu lapsi asgje kur u nderhy ne serverin e tatimeve
po ti e di shume mire se cfare eshte kjo dhe cfare shteti do bente ai pisi i rrrilindur
ik mor torollak se na lodhet me skenaret dhe destabilizimet tuaja ,
ca tutore e maniake seksuale ,drogaxhinj ,batutaxhinj medioker ,pa asnje ide mbi shtetin
zvarre tu marri , nuk kuptoj cfare po vonon kaq shume
ah ,se harrova
te ngel Gerdeci ne goje dhe harruat Gerdecin e Marinzes ,nuk flet me askush
1 miliarde deme ,zbor po ju ben BUJAR LESKAJ
ooooo zot
ju ta shpifni !!!!
NE SHQIPERI KA TURKOSHAKE.
bedri islami, eshte turkoshak tipik, ai ka kancerin, kristianet ti luftoje saliun mysliman ta mbroje.
Kjo lloj lufte zhvillohet me qelbopolitikanet tane,ngaqe aq e kane orizontin,ngaqe percarja e turqise na ndjek ne c’do hap.Ne se rama gaboi 2 here saliu ka gabuar 20 here.saliu ka vrare, rana jo.
bedri nga e gjete kete emrin tent?
Vezëvendosja, e kaloi kufirin, erdhi në Tiranë. Kjo na kujton 1991-shin kur kosovarët futën prostitucion e drogë e trafiqet e tjera në Shqipëri, Kjo na kujton protestat ku gratë socialiste rriheshin e shaheshin serbisht nga forca speciale që s’dihej nga ishin importuar, kjo na kujton vitin 1998, kur kryeministrinë e sulmojnë trupa të FARK-ut të Bukoshit rugovist e berishist, na kujtojnë e na kujtojnë…UDB-në.
Edhe tani, po duket përsëri rreziku rugovist e berishist ante portas!
Njerëz, jini vigjilentë.
Ata duan ta shkërmoqin shtetin tonë…
Jam dakort me ju Zoti Islami !
Keta studente do me pelqenin ti gjuanin me çdo gje qe tu vinte doresh ,vetem ne se sharjet e tyre do te ishin cituar me drejt psh:”Maskara! perse nuk ndeshkohet asnje nga ata qe shkermoqen Shqiperine dhe bashk me te dhe arsimin” apo “Perse nuk futet ne burg Sali Berisha ” apo shume e shume te tjera .Arsimi ,shendetesia ,drejtesia ,ekonomia etjetj jane viktimat e vrara nga e njejta dore ,nga dora e ARMIKUT ZYRTARE TE SHQIPTAREVE nga krimineli Sali Berisha .Ne syte e mi keta studente me duken te perdorur shpresoj te ishte e kunderta,por kam rezervat e mia .
Te lumte Lilolabja! mendimi juaj eshte me vend. vertete,ata ishin te perdorur… Rrofshin gazetaret,si Bedri Islami, dhe poshte komentuesit e tipit,(Tartuf a love..),Kjo hale e hales,se haleve te botes…. Ne 2017.(Plas,love),Rames i shtohen nje miljon shuplakat,por,kete radhe shplaka do mblidhet grusht’, turive tuaj te peshtire,gjer ne peshtirosje…
Ja dhe Islami e mori sot tasin e supes nga Rama dhe Hashimi, nese me duhet te flas me zhargonin e Rames dhe doli me kete shkrim qe vetem elife permban.
Na duhet te protestojme, por per cfare te protestojme, eshte muhabeti, por zemra nuk ja ben te thote kunder Rames dhe pastaj tjerr dhe tjerr muhabete pa lidhje.
Ah, po ne fund e gjeti!
Duhet te protesojme per Gerdecin, 21 janarin rrugen e Kombit etj,etj.
Bejne sikur nuk e kuptojne keta ish.gazetare te “Zerit te Popullit” qe protesta me e madhe ishte me 23 qershor duke i dhene Rames mandatin per te bere ato gjera qe kerkon Islami me lart.
Por cfare beri? Nje vrime ne uje. Te mos them qe u zhyt me keq ne llumin e korrupsionit.
A nuk e kuptoni qe keto shkrime vetem me tase supe jane te barazvlershme, qe nuk kane as mish dhe as peshk, vetem uje te valuar me lakra?
Protesta spontane e ketij grupi rinor te vetedeklaruar si radikale te majte, per nga menyra se si kerkoi te shfaqte pakenaqesine ndaj Rames, eshte sa dubioze, aq dhe qesharake. Ajo te kujton pak a shume perpjekjet e deshtuara te sorrakut te akz-se, i cili per te terhequr pas vetes sa me shume simpatizante, “nacionalistet” nuk i kerkonte tek vete shqiptaret, por tek disa funderina extremiste nga viset e largeta. Vetekuptohet qe shqetesimi i te rinjve eshte i aresyeshem. Por veprimi i tyre, ne mos qofte ky i nxitur nga skutha rrogozesh, te cileve mendja u punon vetem per te thurrur intriga e poshtersi, ne kete rast ishte fare i panevojshem. Ai ishte i tepruar, se nje shoqeri e civilizuar nuk mund te parafytyroje e jo me te aplikoje metoda shtazarakesh, sic jane peshtyrja ne surrat apo goditja qofte dhe me torte e nje “personaliteti” kaq te paafte dhe deshtak. Peshtyrjet dhe dhunen fizike le te vazhdojne t’i ushtrojne neper furgone zarat e tij.
Kush e kerkon sherrin – pyet Bedriu – dhe pergjigjen e jep vete, pasi i ben nje pershkrim mjaft ojektiv gjendjes se mjerueshme ne te cilen e kane katandisur vendin te babeziturit e radhes. Vetem protestat masive mund te parandalojne hovin e tyre te pandalur. Nje veze e hedhur ne toke i perngjan vetem nje flluske sapuni. Zgjohuni!
Sa e kam kuptue shkrimi ka disa ide: 1. njerezit jane te pakenaqun nga qeveria rama. 2. Ne Kosove opozita ke te drejte, por nuk mbarohen punet me veze,por ne rruge. 3. Qeveria Rama premtoi,por nuk e mbajti fjalen. Duhet me protestue sa nuk asht vone. te tjerat ne shkrim jane garnture.