“Problemi është thjesht procedural, është e vërtetë që lojtarët nuk po marrin rrogat prej 3 muajsh.
Por kjo është një vonesë vetëm për procedurat, sepse problemi i pagave nuk qëndron.
Në ditët e ardhshme lojtarët do të paguhen, dhe ata e dinë shumë mirë këtë”.
Kjo ishte deklarata e dhënë nga Drejtorit Sportiv i Flamurtarit, Vangjel Laluci, më tepër se një javë më parë.
Zyrtari i klubit vlonjat premtoi se çështja e pagave të pashlyera do të zgjidhej javën e kaluar. Rrogat e futbollistëve dhe stafit teknik ende nuk janë dhënë.
Konfirmimi vjen nga takimi i Administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Drejtuesi i klubit zhvilloi një takim me skuadrën, duke dhënë garanci për zgjidhjen e ngërçit.
Në argumentin e dhënë nga Idrizi, pengesë për dhënien në kohë të pagave është statusi i sponsorit. Kjo përkthehet me kërkesat e Kompanive financuese turke TRK dhe Atlas Global drejtuar Bashkisë së Vlorës , për të vijuar investimet.
Administratori u premtoi lojtarëve se çështja e pagave të prapambetura është drejt zgjidhjes, ndërsa një tjetër garanci u dha për vazhdimin e projektit me skuadrën.
Gjithashtu, Idrizi njoftoi edhe vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e klubit, ku mes projekteve të paraqitura janë ndërtimi i një kompleksi stërvitor dhe një stadium modern.
Problemet financiare shkaktuan arratisjen e trajnerit çek Stanislav Levi, lojtarëve Buval e Trap, si edhe të pjesëtarëve të stafit teknik, italianëve Maltagliati dhe Milana.
Në premtimin e radhës të drejtuesve të Flamurtarit, për lojtarët dhe stafin, situata do të normalizohet

Lojtaret e Flamurtarit te hapin nja padi penale kunder Presidentit qe nuk paguan pagat e lojtareve , dhe ta depozitojn Padine ne Prokurorin e Vlores
Per kete pune te punesojn nje avokat dhe ai e ndjek ceshtjen ne ruge ligjore
Pra ta hedhin ne gjyq Pronarin turk dhe nqs fitojn gjyqin ( dhe nuk diskutohet qe e fitojn)
do ti marrin parate edhe me perqindjen e fitimit
Duhet patjeter ta hedhin ne gjyq tani ate turkun sepse ato justifikime qe thote president Sinani jane genjeshtra bajate .
Nuk ka lidhje fare paga e lojtareve me perplasjen e pronareve me Bashkine