Taulant Balla: Blushi ose të jetë politikan ose historian

Saimir Lleshi
Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forcat e Armatosura te Shqiperise. /r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Deputeti socialist Taulant Balla i kujton Ben Blushit që të zgjedhë ose politikanin ose historianin. I pyetur për librin më të fundit të deputetit shkrimtar, Balla thotë se libri i tij duhet lexuar në kohë të pushimeve të verës.

Unë nuk e kam lexuar librin, sepse tani nuk kam kohë të lexoj, por do ta lexoj në verë në kohë pushimesh. E vetmja gjë nuk do të pranoj të bej asnjë koment janë librat e kolegëve për çështje të caktuara. Dua të them një gjë me bindje se kur vendos të bësh politikanin, mos bëj historianin”, tha ai në një intervistë për Enkel Demin në TVSH.

Balla pyetet edhe për ikjet e shumta të shqiptarëve në Gjermani. Ai jep edhe një version të ri pse njerëzit ikin.

Sipas deputetit socialist, shumica prej atyre që kanë kërkuar azil, janë rikthyer nga Greqia dhe kanë shkuar në Gjermani. Ai thotë se në zonën e Librazhdit ku është deputet i zgjedhur, kanë ikur është 234 familje.

“Unë e kam studiuar me themel këtë çështje. Nga 38 mijë që janë nga gjithë Shqipëria deri me 31 gusht 2015, numri i atyre që janë nga Librazhdi është shumë i vogël, rreth 234”, shton ai. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *