Edhe pse Ballkani së fundit përmendet vetëm për valën e refugjatëve, qeveria në Berlin bën përpjekje për përmirësimin ekonomik të rajonit. Takimet e drejtpërdrejta të bisnesmenëve kanë sjellë tashmë frytet e para.
“Kemi zbuluar mundësi krejtësisht të reja për zhvillimin e bizneseve tona”, ky është reagimi i vetëm njërit prej biznesmenëve gjermanë, që janë pjesë e iniciativës për blerjen e mallrave në Ballkan (“Einkaufsinitiative Balkan”). Iniciativa nisi si rezultat i konferencës së vitit të kaluar për Ballkanin Perëndimor në Berlin, dhe iniciatorët e saj janë shoqata gjermane e Logjistikës dhe firma blerëse BME, Dhoma gjermane e Ekonomisë dhe Tregtisë DIHK dhe qeveria në Berlin.
Qëllim i iniciativës është që të kontaktojë direkt prodhuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor me blerësit potencialë, firmat nga Gjermania. Qershorin e kaluar në Mynih u mbajt edhe konferenca e posaçme, në të cilën BME organizoi më shumë se 400 bisedime direkte “vetëm për vetëm” mes partnerëve të mundshëm. Në takime të ndara, para 22 partnerëve të mundshëm nga Gjermania u prezantuan gati 100 firma të zgjedhura nga hapësira e Ballkanit Perëndimor.
Muajt e fundit këto firma nga Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia kanë marrë 170 kërkesa konkrete prej blerësve gjermanë.
“Pas një farë kohe dhe analize mund të themi se kjo inciativë është një sukses i madh”, thotë Olaf Holzgrefe nga shoqata BME. Ai thekson se janë kontraktuar biznese me vlerë prej më shumë se qindra mijëra euro. “Firmat nga Ballkani që morën pjesë në konferencë kanë qenë të përgatitura shkëlqyeshëm. Disa nga përfaqësuesit e tyre flisnin gjermanisht, gjë që u la përshtypje të mirë biznesmenëve tanë. Përshtypje shumë të mirë bënë përfaqësuesit nga shtetet, prej të cilave nuk pritej shumë, fjala është për Bosnjë-Hercegovinën. Ky shtet ka më shumë potencial nga ç’pritej.”
Holzgrefe thekson se potenciali ekziston në segmentet, ku është i nevojshëm përpunimi teknik i materialeve, në rradhë të parë në industrinë e përpunimit të metalit. Industria e automobilëve në Gjermani është natyrisht një blerës i madh potencial, por në këtë moment ekzistojnë synime reale. “Shansi është bashkëpunimi me firma të mesme gjermane, në investimet në zhvillimin e segmenteve të reja të prodhimit, në investimin për kualifikimin e fuqisë së vet punëtore dhe zotërimin e disa proceseve të caktuara të prodhimit.”
“Pengesat më të vogla nga ç’mendojmë”
Në mesin e atyre, që kanë gjetur mënyrën e bashkëpunimit, është edhe firma “Masterwerk GmbH” nga Mynihu, pronar i të cilës është Muamer Babajiç. Kjo firmë merret me ndërtimin dhe prodhimin e pjesëve për industrinë e automobilave dhe atë mekanike, dhe me robotikën. Pas konferencës në Mynih ai ka krijuar ndërkohë lidhje me firma nga Serbia, ndërsa bisedimet me firmat nga Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë. Babajiç thekson se mundësitë e bizmenëve nga rajoni janë shumë më të mëdha, sesa ata mendojnë. Kufijtë nuk ekzistojnë, kur është fjala për blerjen e pajisjeve, prodhimeve dhe transferimin e njohurive.
“Nuk duhet investuar vetëm në makineri. Shumë e rëndësishme është të transferohet know-how – njohuritë. Duhet të jemi realistë, lufta na ka kthyer disi pas. Pra në këtë moment duhet të bëjmë atë që jemi në gjendje të bëjmë, por edhe të mendojmë për hapin tjetër. Megjithatë nganjëherë kam përshtypjen që njerëzit duan të arrijnë disa synime brenda natës dhe të maten me ndërmarrje nga shtetet e zhvilluara. Duhet t’i vlerësojmë realisht mundësitë aktuale”, thotë Babajiç.
Ai dhe firma e tij punojnë për transferimin e njohurive në rajon. Me një agjenci gjermane e afërt me shoqatat gjermane të biznesit dhe ministrinë gjermane të Zhvillimit, momentalisht bisedohet për ndihmën për ngritjen e një qendre trajnimi për punën dhe programimin e robotëve industrialë në Tuzla.
Tuzla mund të bëhet në këtë mënyrë qendër në rajon, thotë Babajiç. “Kështu ne mund të tërheqim jo vetëm njohuri, por edhe investitorë, që dëshirojnë të investojnë në rajon. Rritja e prodhimit përmes automatizimit e bën rajonin më atraktiv, sesa të ofrojmë vetëm nivele të favorshme të pagës të fuqisë punëtore. Qëllimi ynë është të përgatisim kuadro, që mund të automatizojnë proceset dhe të drejtojnë robotët.”
“Punë e madhe”
Gjëja më e rëndësishme është që prodhuesit nga rajoni të fitojnë besimin e blerësve në Gjermani. Duhet respektuar cilësia, që kërkohet, proceset dhe afatet, që kërkohen. Pa besim nuk ka punë, thekson Babajiç. Duhet të bëhemi të besueshëm. Ajo për të cilën bihet dakord, duhet respektuar. Nëse është ndonjë problem, ai duhet pranuar në komunikim, sepse gjermanët e respektojnë një gjë të tillë. Kjo është shumë më e mirë se mënyra jonë: “Hajde punë e madhe”. Ajo “punë e madhe” na kushton nganjëherë shumë.
Kur është fjala për Bosnjë-Hercegovinën ai shton se ky shtet mund të bëjë më shumë për të reduktuar burokracinë dhe për të subvencionuar eksportet, që të stimulojë ekonominë. Si shembull profesionalizmi ai përmend Serbinë, ku ka gjetur dyer të hapura për të krijuar bashkëpunim me firmat e atjeshme.
Balkani mund të marrë pjesë nga torta e Kinës
Edhe Babajiç edhe Holzgrefe theksojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka shansin të marrë një pjesë të kontratave, që gjermanët u japin prodhuesve në Azi. Gjeografikisht janë afër, kulturat janë po ashtu që afërta, ajo që mungon, është konstantja në cilësi dhe profesionalizëm. Nuk mund të depërtohet në tregun shumë kërkues gjerman, e të mos ketë së paku faqe interneti në gjuhën gjermane apo angleze. Holzgrefe thekson se bashkëpunimi ekonomik është ndihma më e mirë për rajonin, i cili ka nevojë urgjente për vende pune.
“Biznesi i disa qindra mijëra eurove sjell vende pune, sjell para në regjistrin publik. Mbani parasysh se firmat gjermane si rregull, kur vendosin një bashkpunim, nuk bëjnë vetëm një biznes, por ky bashkëpunim vazhdon. Firmat gjermane përveç kësaj sjellin me dëshirë edhe njohuritë dhe teknologjinë që kanë, për t’i siguruar vetes partnerë për të ardhmen”, thotë Holzgrefe.

po albania??????????????????????????????
Wow ! Po ne Shqiperi hic fare ? Kjo esht skandaloze
Duhet urgjentisht dhoma e tregetise se Shqiperise ne bashkepunim me Shtetin tine te krijojn ndonje takim pune me biznesin gjerman per te pare se ku mund te investojn gjermanet
Po te mos praktikohesh ideja”perparimtare” e Pashkos te zhgatrrojme cdo gje moniste me tullumbacen ceku i bardhe.Sot Shqiperia me ate “pak” industri mund te kishte jo vetem njerez ma pak te pa pune por Gjermani si parim do ndihmonte Shqiperine para se te tjeret.
Vetem UIk i Korces ka prodhuar instrumente te cilesise qe ia kalon cdo instrumentit te fameshem USA CRAFTSMAN prodhuar ne Amerike.Artikull instrument per instrument.Une po cilesoi 2-3 nga keto instrumente:
Sharra hekurit.
Punte.
Bulina.
Ishin te nji cilesie teper te larte.Sharrat sharronin hekurin si te ishte dru.Bulinet jo vetem kryenin procesin per cfare prodhoheshin.Po me to hapje anemban hekurin duke zevendesuar puntet.Pa ju derformue aspak maja “magjike” cilesisht e larte.Puntet hapeshin vrima ne metal hekuri si te ishte ne dru vecse meshaji,si pa gje te keqe dhe nuk nxeheshin fare.
Le pastaj prodhimet e industris minerale,produktet te gateshme llojlloj plehrash kimike apo ato te industrise se lehte dhe ushqimore qe nuk i ka skush te asaj cilesie sic i kishte monizmi.I farohet nji cike afer keto te prodhimit Amerikan.Po kurr si ato te cilesise se monizmit.Sepse ndoshta ndikon qe ne ate kohe landa e pare e prodhimit ishin pa pesticide.Organikisht te pastra.
Po te mos shgatrroheshin nga Pashko&Berisha e te ingranoheshin ne pune prodhim.Jo sot po do kishim me kohe oferta nga cdo shtet i perendimit.
T’i gezojme, o vellezer shqiptare, frutet teorise saliserbiste “Ta shpiem Shqiperine ne nivelin ZERO” dhe te “terapise se shokut”. Ja pasojat e venies ne krye te vendit profane llafolloge si skizofreni Berisha dhe pseudoekonomiste si Gramoz Pashko dhe Genc Ruli.
Me teknologjine e uzines se traktoreve me thoshte DJE nje inxhinier i Uzines TRAKTORI, ne France prodhohen akoma sot aeroplane te tipeve Mirage.
Shqiperia si asnje vend ne bote shkaterroi nje baze industriale dhjetra miliard dollarshe (me kursin e sotem te kembimit) me pretekstin e ardhjes se nje ceku te bardhe nga nje planet i jashte sistemit diellor.
Te mos rrojme me iluzione: Shqiperia per deklada te tera nuk do te jete ne gjendje te ngreje nje baze te atille ekonomike, nderkohw qw vendet ballkanike qe ruajten bazwn ekzistuese, qe nuk e katandisen veten te bien ne nivelin zero, do te jene ne gjendje te arrijne nivele te reja me te larta..
Tani ne nuk kemi c’ti ofrojme Gjermanise ose ndonje vendi tjeter, pervec shfrytezimit te krahut te lire kolonial te shqiptareve ne ato qe i quajme me eufemizmin FASONE, njelloj si Bangladeshi dhe Indonezia.
Te jemi realiste. Fajtor nuk eshte vetem Sali Berisha, por dhe vete ne shqiptaret si popull qe i dhame voten vetem pse dinte te bertiste me ze te larta parulla antikomuniste (edhe pse komunist dhe mjek i bllokut te udheheqjes komuniste), qw i dhame voten edhe nje here pasi e dogji Shqiperine ne 1997.
Tani nuk na mbetet vec te shijojmw frutet e FATKEQESISE KOMBETARE qe i vuri popullit ne kuriz Ramiz Alia (me qellim te keq apo nga injoranca e tij, askush nuk mund ta thote me siguri).
Z.Bricku ,jam dakord me ato qe ke shkruar,por ne fund nuk e kuptoj c ke me Ramiz Aline,jo se une jam ndonje mbrojtes i Ramizit,por se Ramizi nuk hyn fare ketu,sepse ai ndenji vetem pese vjet ne krye te vendit.Ne shkaterrimin na i beri Saliu,Pashko e te tjere.Prandaj kockat e Pashkos perfunduan ne fund te detit Adriatik,se e zune hakat e popullit.Tani te shohim ku do perfundojne kockat e Berishes me shoke.Me siguri qe do perfundojne si ato te Gadafit te libise.Te rrime shtrember e te flasim drejt,Ramizi e rrumbullakosi problemin dhe nuk e coi popullin ne lufte civile sic beri Caushesku ne Rumani,prandaj duhet te jesh me realist kur permend Ramizin.