Braktis 5 vjeçaren në shkretëtirë me një armë: Qëllo të këqijtë  

Ornela

Një qytetar amerikan braktisi mbesën e tij 5 vjeçare vetëm dhe me një armë të kalibrit të madh në shkretëtirën e Arizonas, duke i thënë që të qëllojë të këqijtë.

Paul Rater, 53 vjeç është arrestuar për braktisjen e mbesës së tij në shkretëtirën e Arizonas me një armë të kalibrit 45, plot me fishekë për të qëlluar të këqijtë, informon NBC.

Dje pasdite burri doli së bashku me mbesën nga shtëpia e tij pranë Phoeinx me një kamionçinë. Disa orë më vonë, nëna e vogëlushes vuri re që ajo ishte zhdukur dhe bëri një denoncim. Si pasojë agjentët dërguan helikopterë në zonë dhe pas dy orësh gjetën vajzën e cila luante me armën e rrezikshme.

Rater pas arrestimit tha se e kishte lënë vajzën nën një pemë, sepse ajo nuk mund të vazhdonte të ecte, ndërkohë që ai do të shkonte të blinte një hamburger.
“I dha një pistoletë dhe e urdhëroi që të qëllonte të këqijtë”, pohon një prej agjentëve. “Nuk e di se si një vajzë 5 vjeç mund të dallojë të këqijtë nga të mirët”, shton ai. /DITA

 

 

5638a67ac4618895718b4618

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *